Elez Kadria (1941-2015)

0
50

Elez Kadria (1941-2015). Aktor, regjisor. Lindi ne Shkoder, me 6 maj. Kreu shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, me 1965 dhe po ate vit filloi pune ne teatrin “Migjeni” te Shkodres. Aktor me ngarkese te plote rolesh ne shume premiera te suksesshme te ketij teatri, ku ka marre pjese ne rreth 50 premjera ne role kryesore dhe te dyta, per te cilat ka punuar me kembengulje duke synuar per realizimin e tyre me nje nivel sa me te larte artistiko professional. Per nivelin e tyre ato jane vleresuar ne shkallen me te larte jo vetem nga teatri por edhe nga opinioni artedashes i teatrit.

Nga keto role do te veconim disa:Jonuz Bruga – “Familja e Peshkatarit” drame nga Pitarka, regjisor Skanjeti, Leka – “Migjeni” drame nga Shoshi, regjisor Oktrova, Qemali – “Njeres te diteve tona” drame nga F. Kraja, regjisor Fanko, Sulltan Mehmeti – “Shqiponjat” drame nga grup autoresh, regjisor Fanko, Vuci Pasha – “Nora e Kelmendit” drame nga A. Skanjeti, regjisore Sekuj, Xha Demiri – “Djem te mbare” drame nga Kraja, regjisore Sekuj, Azem Galica – “Drenusha e Drenices” drame nga A. Skanjeti, regjisor Kadrija, Plaku i Urte – “Gjaku i Arberit” drame nga Kraja, regjisor Fanko, Babai – “Hija e Fajit” drame nga Tukaj, regjisor S. Fanko, Bogeri – “Hetimi” drame nga Peter Vais, regjisor Fanko, Vanani – “Korrupsion ne Pallatin e Drejtesve” drame nga Ugo Beti, regjisore Koka, Maksi – “Vellai i Zotit Tone” drame nga Papa Gjon Pali II, regjisor T. Ujka, Plaku – “L’Ultime Lune” drame nga Furio Baldone, regjisor Smaja (rol kanditat per cmimin e pare, vleresuar nga juria, shtypi dhe spektatoret ne Festivalin e Aktrimit ne Fier, viti 2003). Eshte cilesuar nga Drejtoria dhe Keshilli Artistik i Teatrit Migjeni “Aktor i Kategorise se Pare”.

Elez Kadria ka interpretuar ne 12 filma artistike te Kinostudios “Shqiperia e Re” dhe TV Shqiptar. Nga rolet e realizuara ne kete fushe do te veconim disa nga rolet e tij te vleresuara per nivelin e tyre te larte artistik:

Fatosi – “Detyre e Posacme” Kinostudio – Regjisor: Kristaq Dhamo, Maliqi – “Oshetime ne bregdet: Kinostudio – Regjisor: Hysen Hakani, Pjeter Ukakeqi – “Besa e Kuqe” Kinostudio – Regjisor: Pirro Milkani, Qamili – “Gracka” Kinostudio – Regjisor: Saimir Kumbaro, Gjon Vusha – “Shoket” Kinostudio – Regjisor: Kujtim Cashku, Qarkkomandanti – “Militanti” Kinostudio – Regjisor: Pirro Milkani, Curr Beja – “Ditet qe sollen pranveren” 2 seri TV Shqiptar – Regjisor: Vladimir Kasa, Miku – “Koha nuk pret” 2 seri, TV Shqiptar – Regjisor: Kujtim Mece etj.

Si regjisor i teatrit “Migjeni” ka realizuar 18 premjera (drama dhe komedi), nga te cilat per vleresimin qe i eshte bere ne realizimin e tyre me nivel te larte artistik, vecojme: “Mbi germadhat” drame nga F. Pacrami, “Cuca e maleve” drame nga L.Papa, “Shpartallimi” drame nga F.Kraja (e cilesuar si nje nder shfaqjet me te mira te realizuara me nivel te larte artistik ne shkalle kombetare, ne vitin 1976), “Drenusha e Drenices” drame nga A.Skanjeti, “Lulet e Sheges” drame nga K.Jakova.

“Nje fund i tille” drame nga M.Tukaj, “Vizita e Inspektorit” drame nga Xhon Pristli (e cilesuar si shfaqja me e mire ne realizimin e saj artistik ne shkalle kombetare, ne vitin 1980), “Shtepia e Benarda Albes” drame nga Frederiko Garcia Lorka, “Nje burre skarco” koedi nga Dhimiter Psathia, “Fati i tersit” komedi, (pershtatje mbi motivet e nje komedie te Dh.Psathia, “Milioner pa asnje kacidhe” komedi nga D.Budani, “Midis dy Dhimbjeve” drame nga F.Kraja.

Ka marre pjese si Regjisor ne realizimin e disa koncerteve te fjales artistike, gershetuar me kenge dhe humor, ne nivel lokal dhe kombetar, ne skenen e teatrit “Migjeni”. Regjisor dhe perpunues i materialeve artistike per shfaqjet ne studion “Zef Jubani”, me pune individuale te aktoreve te drames dhe te estrades mbi dhjete shfaqje te tilla, te cilat jane mirepritur dhe vleresuar shume nga spektatoret e pranishem qe mbushin sallen si dhe eshte falenderuar prej tyre per kete inisiative me vlere te rendesishme artistike dhe profesionale.

Ne keto shfaqje kane marre pjese edhe aktore me emer nga Teatri Profesionsit “A. Moisiu” i Durresit te cilet e kane vleresuar shume kete aktivitet si nje mundesi qe aktoret te tregojne vehten ne ato drejtime qe ato deshirojne. Elez Kadria ka qene dhe skenograf ne teatrin “Migjeni” dhe ne grupet amatore.

Elez Kadria ka bashkepunuar dhe me autore te ndryshem si: Fadil Kraja, Kerit Halluni, Skender Drini, Mustafe Tukaj, Miljano Stefa, Sheri Mita, Loni Papa, Andrea Skanjeti, etj., per realizimin e veprave te tyre dramatike duke fituar vlera me te rendesishme artistike, gjithashtu ka bashkepunuar me skenografet e Teatrit “Migjeni”, si dhe me skenograf te jashtem, Agim Zajmi , Shaban Hysa, etj si dhe me kompozitoret Tonin Daija, Zef Coba, Ilir Zoga etj.

Aktori Elez Kadrija eshte vleresuar me flete nderi dhe lavderimi dh dekoruar me “Urdherin N.Frasheri” Kl. II-te, “Urdherin N.Frasheri” Kl. I-re dhe per nivel te larte artistik te roleve ne skene dhe film, nivel te larte artistik te shfaqjeve te realizuara, per kontribut te dhene per zhvillimin e dramaturgjise kombetare, si dhe me vleresimin “Mirenjohje” nga Prefektura e Shkodres me motivacionin: Per kontributin shume vjecar me nivel te larte artistik ne zhvillimin e artit dhe kultures ne 100 vite shtet. Mban titullin Artist i merituar.

Burimi/urbannews.al/