Elhame Gjyrevci – DARDANIA IME

0
70

As veset mëngjesit
Nuk arritën të ujisin
Ato pak lule verë
Nga lotët djegur
Përvëlon edhe dielli
Me ato pak rreze
Që kan mbetur
Eh, Dardania ime
Para një sprovë
E eksperimentuar
Matin pulsin tënde
Mijëvjeçare.
Filizat e ri kan rrënjët thëll
Në këtë tokë të shejt e të bekuar
Dardania ime, buzëqeshë me krenari
Se për ty ka një Zot, që nuk të harron kurrë!

Elhame Gjyrevci Danimarkë…

Burimi/Facebook