Elhame Gjyrevci – DO TË VIJË DITA

0
217

Të pata thënë, nënë një ditë
Do të vijë ditë për mua e ty
Tuaj kërkuar ujë burimi
Në ato kroje zanat rrinë

Ndoshta vijë si më parë
Në krahët e shqipës tuj fluturu
Mbrapa kurrë mos u kthe
Nënë moj nënë fjalën besë e lë

Sa shumë mall kam për ty
Fjalët numër do rreshtoj
Dhe kur hëna kurorëzohet
Pa buzëqeshë do të ik

Dhe ku zërin ta ndëgjohej
Befas në shpirt do të më ligë
Dashuria e jote e madhe
Nënë moj nënë,nuk matet me asgjë

Dhe kur bota ndryshon mendimet
Pa ty nënë nuk ka Lumturi në jetë
Dorë e butë të na pergëledhje
Krehë e lëmon çdo gjë mbi tokë.

Elhame Gjyrevci Danimarkë.