Elidon Koka – Dicka më shumë për vetveten !

0
21

Unë jam Elidon Koka kam lindur me daten 23.06.1998 , ne Baz të burrelit.
Me ardhjen e demokracisë jetojë në qytetin e Krujës. Kam mbaruar arsimin e mesem në qytetin e Krujës . Deshira ime ishte për të studiuar në shkencat e Politike,por fatkeqësisht nuk kam mundur dot të udhëtoj drejt arsimit të lartë, për shkak se mora një rrugë tjeter më të ”mirë mund të themi” ….EMIGRIMIN.
Aktivitet e mia janë sporti,muzika dhe leximi dhe studimi i historive te ndryshme për Shqiperinë, por merrem dhe me stërvitje,ecje.
Instrumenti me i preferuar i imi ështe ciftelia, por dhe këngët e lehta dhe opera,por degjoj dhe ilahi islame.
Feja ime është Islami, por besimi në zot është i papërjashtuar.
Lidhja ime me mbretrinë është, për arsye , se dua të publikoj disa të thëna dhe të pa thëna gjatë viteteve të komunizmit,por edhe të demokracisë, për shkak se ne drejtohemi 30 vjet nga njerz të komunizmit , servila te atij sistem, ku në librat shkollorë të asaj kohe armikun e bënin hero e heroin armik.
11 vjetet e historisë së mbretit Zog , jane vrejtur për një valë të madhe të modernizimit të vendit e cila kishte pësuar disa vuajtje, nga disa pushtetar Masonik të ashpër.
Pavarsisht të qenit e vogel , Shqiperia u rrit në kombin më të fuqishëm e të zhvilluar të rajonit te ballkanit.
Prosperiteti i saj ishte goditur nga depresioni i madh për të ringjallur përsëri në fund të vitit 1930 ,për të ndërprerë përfundimisht luftën e dytë botërore dhe sundimin e mëvonshëm Komunist.
Po në vitin 1928 u miratuan Statusi themeltar,kodi civil, ai tregtar… etj
U miratuan ligje të rrepta për kriminalizimin.
Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore ne vend ,rritjen e zhvillimit mirëqenien tregtin ,balancim te bilanceve të tregtisë,shkollimin e brezit të ri, përgatitje të inteligjences nëpër universitet ndërkombëtare.
Synimi im është krijuar kohë me parë- Partia Lëvizja per Legalitet, që drejtohet nga Z.Shpëtim Axhami .
Nuk është se kam ndonjë problem me drejtimin e Partisë,përkundrazi jam krenar që kjo parti drejtohet nga ky person me vlera të larta shkencore si Z.Axhami ,por kam shprehur dëshirën time dhe shpall kandidaturen time si kryetar i partisë së Levizjes së Legalitetit ,sigurisht me pelqimin e Naltmadhnisë së tij Princit të Kurorës, Leka II dhe me dëshiren e anëtareve të kësaj partie por, nese Z.Axhami do jap doreheqjen, apo në perfundim të mandatit të tij.
Këtë dëshirë ja kam shprehur edhe Princit të Shqiperisë ku kam biseduar edhe me të për këtë detyrë të shenjtë, që shpresoj që një ditë të realizohet.
I kam shprehur deshirën se një dite dua të jem Kryetari I Partisë Legaliste, me bindje dhe dashuri ,do i përkushtohemi historisë së fitores, si me datën 31.01.1925 dhe humbjes së Shqiperisë dhe largimit të tij të detyrueshëm nga toka shqiptare ne mengjesin e dates 07.04.1939.

Shkruar nga Elidon Koka