ELKO N.Qeparoi – SONTE PERCOLLA MAJIN

0
41

Sonte e percolla Majin, me nje gote caj

Me flaket e kandilit qe ushqehen me vaj,

Me karafila te celur ne vazo,

Te kuqe, te zjarrta, plot arome

Me pak recel portokalli te pjata

Dola ne ballkon, putha yjet e arta!

Sonte po e percjell Majin

Me buzegaz..po dhe gati ne vaj

Per shume qe iken pa pritur

Miq e mikesha qe nuk i pame,

Dhe iken nga nje grip brutal

Sikur do ktheheshin prape…

Si yjet qe shuhen ne qiell pa vaht!

Cdo ikje e percjell me dhimbje

Ne pritje te nje stine te re

Ne pritje te lulezimit

Te celjes se muajit te ri,

Te lindjes se shpresave te medha

Te festave, gezimeve te reja,

Te lindjeve dhe ditelindjeve

Qe ngjajne si mini pranvera!

E dua celjen dhe shperthimin e lulerive

Kengen e dallandysheve, te bylbylave,

Celjen e karafilave, magnoliave, zymbylave

Lindjen e dashurise si burbuqe trandafilash!

Po e percjell sonte Majin

Majin qe lindi idilet e dashurise

Netet e pritjes, pagjumesite

Mallin qe fshehu lotin nga syte,

Majin qe buron kulloshtra nga gjinjte,

Gumezhine parqet e buzedeti nga femijet,

Majet qe bien flladin me te kendshem te vitit.

Mirepres Qershorin, te emblin, gazmorin

Qe ngjan si qershite, e na celin syte

Pas renies se petaleve si ylbere,

Qe ngjajne si magjite!

Ardhsh i bukur Qershor,

Me qiellin qe kalteron, me detin qe valezon

Me festen e femijeve dhe zerat qe jehojne

Ne gjirin tend te kalter na fton, na freskon

Qofsh i kendeshem e gazmor, Qershor

Dhe me ty do biem shpejt ne dashuri,

Si ra Zeusi, babai i Perendive me Mnimosinen

E linden nente muzat e mencura, qe bien harmonine

Zemra e tyre dhe goja si qershi buron mjalte,

Na embelsojne ndjenjat dhe na bejne te zjarrte!

ELKO N.Qeparoi @ 31 Qershor 2021.