Elona Caslli – Dy fjalë për Ardit Gjebrean

0
110

Kisha vendosur mos ta ngjyeja tulin e ditëve të fundit të vitit me çorbën mediatike apo politike në Shqipëri, por është e pashmangshme pēr sa kohë gjendesh përballë një ekrani të madh për të cilin paguan taksa dhe je dëshmitare e një procesi ku ” Big Brother” zbarkon në Festivalin e Këngës në RTSH.
Fillimisht nuk u beson syve. Vë në dyshim shqisat e tua, por Ardit Gjebrea të konfirmon funksionimin e duhur të shqisave, teksa pa iu dridhur hiç qerpiku të pohon: Ky festival është i të gjithëve. Ja për shembull, unë punoj tek
” Klani” dhe jam këtu. Dikush tjetër punon tek ” News 24″ apo në ” Top Channel” dhe është këtu.
Ardit Gjebrea e njeh mirë rëndësinë dhe seriozitetin e njē festivali të tillë, pasi ka qenë jo pak herë pjesë e tij. Fakti që Gjebrea ka vendosur ta shkrumbojë vlerën e këtij festivali dhe të na hedhë hi syve me këtë deklaratë, nuk do të thotë se hiri që ai mban në duar është e vërteta e mirëfilltë.
Festivali nuk është i të gjithëve Gjebrea. Festivali është një shtojcë e ” Big Brother-it” në Top Channel, ose e thënë ndryshe festivali është i partisë në pushtet.
E thënë shkurt, arti i përket partisë dhe partia i përket artit në këtë festival dhe kjo shihet qartë në çdo detaj të festivalit.
Mallkimi më i madh që mund t’i ndodhë artit është kur vihet në funksion të mirëfilltë të partisë. Nuk është më art, por është pseudoart.
Post Scriptum- Shfaqja e djeshme ishte thjesht një dehumanizim i artit.
Elona Caslli

Burimi/Facebook