EMËR QË NUK DUHET TË HARROHET – RIZA (MEHMEDI-MEDI) FERRI (1904-1945)

0
10

Riza Ferri, nip i heroit kombëtar mbarëshqipëtar Jakup Ferri(i biri i Mehmedit, njërit nja pesë bijtë e Jakupit) u lind në Plavë më 1904.Ishte ndër intelektualët e parë të trevës se Plavë e Gucisë me diplomë universiteti (ishte diplomuar në Fakultetin e Veterinarisë të Universitetit Mbreteror në Milano të Italisë).
Shumë herët iu ishte bashkangjitur veprimtarisë atdhetare të xhaxhait të tij Hasan Ferrit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar.
Në vitin 1941 u bë prefekt i Dibres së Madhe, e në të njëjten kohë djali i xhaxhait tij Shemsi Ferri(i biri i Aganit) ishte bërë prefekt i Plavës.
Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ishte arrestuar nga pushteti komunist i Shqipërisë i cili deshi edhe ta ekstradoi në Jugosllavi në bazë të kërkesave të komunistëve jugosllavë.
Me të kuptuar qe do të ekstradohet, Rizai bëri vetëvrasje në burg të Shkodres me 17.04.1945 , duke pirë helmin të cilin e mbante të fshehur në unazë për mos ti rënë i gjallë në duar sllavëve.
Pos që asokohe komunistet ia zhdukën vendvarrimin, pêr fat të keq edhe sot pak dihet për këtë intelektual atdhetar: emri i tij nuk përmendet as ne Historinë e Popullit Shqiptar, as në Fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë, as ne Fjalorin enciklopedik të Kosovës e po ashtu në asnjë botim tjeter relevant shkencor

Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit Enver Hoxha, nën presion nga Mehmet Shehu kishte refuzuar ta dekoronte Jakup Ferrin me pretekst se ” i kishte pasur pasardhësit (Hasanin, Ramazanin, Shemsin, Rizain, Hilmin …) themelues e pjesëtarë të “Ballit Kombëtar”.
Ish presidenti dr.Sali Berisha deri diku e kishte përmirësuar këtë gabim historik duke i dekoruar Jakup e Hasan Ferrin me dekoratë të Urdhërit të klasit të parë(por jo me dekoratë të heroit kombëtar të cilën e meritojnë që të dytë).
Ky është realiteti i kujteses së shkurtë të shqiptarëve dhe pasqyrë e mosvlerësimit të personaliteteve të merituara kombëtare që sakrifikuan edhe jetën për të mirë të kombit!

Dhimbshëm dhe tragjike!
Në foto : Riza Ferri, doktor i veterinarisë, viti
1943

Burimi/Facebook