Emigracioni nje plage e rende e shqiptaret vazhdojne te ikin …

0
23

Per fatin e keq edhe pse ne fund te vitit 2019 , emigracioni i shqiptarve vazhdon , pa u ndalur dhe nuk i dihet valle a do te kete ndonjehere ndonje rrugezgjidhje . Ajo cfare me shqeteson , eshte se jane mosha te reja, qe ikin me anije , me nje pasaporte shqiptare, pa ditur se ku do perfundojne , ne rruget e botes , te asaj bote qe edhe ne e enderronim dikur ne moshen tone, se mendonim , se ketej ne kete ane , ku jam vendosur une jetohej mire, kur ne vuanim per buken e gojes.

E them kete me bindje te plote, se kur shkonim mysafire ne fshat , dhurata qe conim atje , ishin dy buke gruri, qe ne ate kohe duhej te bisedoje me shitesen e dyqanit te bukes dhe te sistemoje nga 300 apo me shume buke , qe te mirrje nje buke me teper, qe ishte nje fitore e madhe . Kur shkoje ne fshat me buke gruri , gezonte e gjithe shtepia dhe ta mirrnin buken ne dore dhe i mirrnin ere , sepse atje hajej nje buke qe askush sot nuk mund ta hane, sepse makinerite qe bluanin misrin e bluanin shume trashe . E ashtu e hante femiu dhe plaku qe nuk kishte dhembe ne goje . Nje varferi e tejskajshme . Por fshati nuk guxonte as te fliste dhe as te ankohej, se dera e burgut ishte e hapur per te . Shume qe guxuan te flasin perfunduan burgjeve, ku nje pjese nuk doli me i gjalle prej andej.

Kjo ishte gjendja e popullsise athere. Une fola per fshatin, por ato kishin hidhrat , por qyteti nuk kishte asgje . Ato vuanin, por diktatura ishte e forte dhe nuk pipetinin se burgu do i priste .

Dualem nga nje sistem diktatorial dhe kur u hapen rrugen , nuk kishte gje qe i ndalonte shqiptaret, ku syte , kembet , moren rruget e botes , per nje jete me te mire per vete dhe familjet e tyre . Disa u rregulluan mire , nje pjese tjeter, perfundoi ne ujerat e adriatikut , te tjere te vrare , te grabitur , ku prinderit e tyre si gjeten kurre . as sot e kesaj dite.

Ardhja e demokracise menduam se do te behet mire cdo gje, por edhe pse kaluan 30 vite situata e ikjes eshte e njellojne , me dhjetra ikin cdo dite rrugeve nga me te ndryshme dhe “atij te gjatit” nuk ja ndjen fare , por jo vetem atij, nuk duhet ti leme pa pergjegjesi edhe opoziten e sotme, se dhe ne kohen e saj ne pushte largoheshin njerzit , cdo dite .

Dikur vidheshin ndihmat qe vinin nga shtete te ndryshme , ne ndihme te popullates, sot vidhet populli , villen taksat e tij dhe me to pasurohet oligardet e politikaneve, se bashku me ata vete.

Populli dhe ne vecanti brezi i ri edhe pse jemi ne mbyllje te vitit 2019 , vazhdojne largimet nga Shqiperia ! Te rinj te mllevosur, me sitemin qeverises , te lodhur e te zhgenjyer nga ata, nga ata qe vete ju a dhane voten. Nje tmerr i vertete . Ikja vazhdon , se di se deri kur …

Luigj Shkodrani

Slangerup , me 2 nentor 2019