Emisioni i femijve rikthehet ne radio Projektin 21 ne Danimarke !

0
99

Diten e diele ne radio Projektin 21 ne Danimarke, patim fatin te degjojme rikthimin e emisionit te femijve “Koha per femije” . Nje emision tashme edhe per femije, per te pase edhe ata vendin e munguar prej kaq vitesh ne radio Projekt ! Emisioni i pare u realizua nga nje zonje e nderuar dhe teper humane qe jeton e punon ne Belgjike !

Kishte pak kohe qe ajo premtoi  gjate nje bisede me moderatorin e diteve te premte dhe te dielave z. Luigj Shkodrani , qe po do ta risjellim emisionin e femijve patjeter ne radio ! Kjo zonje quhet Adile Berisha, qe kaq me pasion punon me femijet ne Belgjike. Ne fakt ne emisionin e programuam qe te ishte deri ne 30 minuta, por emisioni i pare shkoi me shume , por kjo nuk pengon aspak,sepse stafi eshte gjithmone ne dispozicion te kohes se mjaftueshme per femijet .

Ato kane kohen e tyre dhe pse jo nese do te kete kerkesa programi i tyre do te zgjatet . Gjithsesi ky ishte emisioni i pare dhe ashtu sic zonja Adile u beri ftese te gjithe prinderve te femijve qe ti bejne femijet e tyre pjese te ketij emisioni edhe stafi ka te njejten thirrje per te gjithe prinderit kudo ku ata jetojne e punojne , qe ti bejne femijet pjese te ketij programi , ku femijet e tyre kane nje mundesi te mire qe te provojne te flasin dhe gjuhen shqipe. Pra eshte nje rast i mire per femijet dhe kete rast ju a jep vetem radio Projekti 21 , nje radio me pervoje 18 – vjecare ne punen e saj, qe vazhdimisht ka patur rezultate.

Nga kjo radio jane organizuar 15 festivale per femije , ku kishte grupe nga shume vende te europes qe ju bashkangjiten ketij festivali . Por per fat te keq tek ne shqiptaret ndollin gjera nganjehere jo te mira , sepse athere kur mori permasa te medha dhe kishte kerkesa per pjesemarrja ane e mbane europes, kuptohet grupe shqiptare ne mergate, per fat te keq athere u nderpre ky festival , por dhe emisioni i femijve, ku u be e mundur te startoje perseri.

Ky eshte fillimi dhe te presim se si do te shkoje interesimi i prinderve per te marre pjese ne kete program per femije . Ndaj dhe stafi i radios i fton te gjite prinderit , bashkohuni ketij projekti, nuk ju kushton asgje , qe femijet tuaj cdo te diele te jene pjese e ketij emisioni per femije .

Stafi beson dhe shpreson se prinderit do ta kuptojne drejt kete thirrje qe ju ben drejtuesja e programit per femije, por dhe stafi i radio Projektit 21 . Mbesim me shprese se ky program do te kete jetegjatesi ! 
Luigj Shkodrani 
Danimarke