Enver Bytyci – Besnik Bislimi e konsideron kryeministrin e Shqiperise, zotin Rama, “pak pro serb”!

0
22

Zevendeskryeministri i Kosoves, Besnik Bislimi, ka hedhur nje status ne FB, ne te cilin e konsideron kryeministrin e Shqiperise, zotin Rama, “pak pro serb”!
Kaq eshte dashur dhe Vlora Citaku e ka marre ne mbrojtje Edi Ramen. Me pas kane reaguar ne perkrahje te Rames edhe disa analiste dhe fansa kalemxhi te kryeministrit shqiptar ne Prishtine.
Te gjithe keta qe perkrahin kete qe eshte “pak pro-serb” kane nje gje te perbashket: E lavderojne Edi Ramen per performancen, stilin, diskursin, fjalimet, por nuk guxojne te thone se ai na “qenka nje patriot i madh”! Tuten me shkue deri ne kete pike!
Kjo do te thote se Vlora, Valoni e te tjere njerez pro-Rama ose jane inferiore ne kulturen e tyre politike e te pergjithshme dhe Rama u duket madheshtia e kesaj kulture! Ose paguhen per ta mbrojtur ate qe nuk mbrohet dot! Sepse zoti Bislimi e ka kursyer kryeministrin Rama. E ben pak pro-serb. Ne fakt eshte me serb se serbet! Më Vuçiq se Vuciqi! Madje aty ku Vuciq nuk ka fuqi te vetembrohet, pikerisht ne ate pike gjendet Rama ne mbrojtje te tij. P.sh te justifikimi i genocidit serb ne Kosove me “rremujen ballkanike”!
O te cmendur qe jetoni ne Kosove! Liria nuk mbrohet me servilizma dhe justifikime te tilla! Kosova ka nevoje jo per miqesite e Rames me Vuciqin, por per ndertimin e shtetit dhe institucioneve te tij!

Burimi/Facebook