Enver Bytyci – Instituti i Statistikave njoftoi se numri i nxenesve ne vitin 2021 eshte ulur ne Shqiperi 13 per qind krahasuar me vitin 2017.

0
52

Ndersa numri i studenteve eshte ulur 11 per qind.
Ky nuk eshte nje lajm i papritur. I papritur eshte interpretimi i shkaqeve qe ky institut iu ben statistikave te veta. Sipas tij, se paku keshtu thuhet ne lajmet televizive, shkaku i kesaj renieje eshte “plakja e popullsise” dhe se “prinderit i dergojne femijet per studime jashte shtetit”!
Keta ta poshterojne edhe inteligjencen, duke i perpjekur te fshehin shkakun e vertete te renies se numrit te nxenesve dhe studenteve ne vendin tone. Per te mos e pranuar faktin se dhjetra mije shqiptare emigrojne familjarisht nga vendi per shkak te keqqeverisjes, sajojne shkaqe te paqena.
Eshte e vertete se femijet shqiptare studoijne jashte vendit. Por kjo ka ndodhur edhe para vitit 2017. Eshte e vertete se popullsia plaket, por jo kaq thelle ne dy-tri vite sa te shkaktoje erozion ne numrin e nxenesve. Ndersa numri i studenteve eshte ulur kryesisht per shkak se ata qe mbarojne te mesmen nuk kane mundesi financiare te ndjekin studimet e larta per shkak te thellimit te varferise.
Ne vend te studiojne ne universitete, shume te rinj detyrohen te punojne per t’u bere krah i familjeve te tyre ne skamje, ose te emigrojne po per te njejten arsye.
Jemi kthyer ne kohen e propagandes se diktatures se dikurshme. Per cdo deshtim fajesohen te pafajshmit, shpesh here virtuale e jo reale! Ndryshe le te na thote ky instituti i famshem me statistike se sa femije kane shkuar per studime para vitit 2017 e sa pas ketij viti?!

Burimi/Facebook