Enver Bytyci – Juri Kim reagoi per nderhyrjen e zotit Berisha

0
35

Juri Kim reagoi per nderhyrjen e zotit Berisha te foltorja e parlamentit, sepse kete po e bente pikerisht Sali Berisha! Cdo shqiptar e di se nese Edi Rama do bente njemije prapesira te tilla e me te renda se kaq, Juri Kim nuk do te shkruante, as nuk do te fliste!
Kjo do te thote se ajo eshte pale kunder nje pale tjeter politike ne Shqiperi. Kjo do te thote se Juri Kim nuk eshte ambasadore e SHBA-ve, por e derguara e George Soros per ta shkaterruar opoziten shqiptare! Kjo do te thote se Juri Kim eshte e njeanshme, e varur te kryeministri i vendit si kryemik i Sorosit dhe per pasoje e korruptuar!
Ndryshe nuk ka mundesi qe nje ambasadore qe perfaqeson vendin e vlerave te lirise te behet militante ne mbrojtje te organizates kriminale te Rilindjes!
Nuk po i shkruaj keto radhe per ta ndalur zonjen Kim dhe zotin Rama ne luften dhe betejat qe i kane shpallur Sali Berishes dhe opozites reale! Jo! Perkundrazi, tashme jam bindur se sa me shume keta te dy e sulmojne Bwerishen, aq me shume e faktorizojne ate! Kur kryeministri thote se “Nese vjen Berisha ne krye te Partise Demokratike do te nderpresim cdo marredhenie me kete parti”, duhet ditur se jo vetem demokratet, por shumica e shqiptareve duan qe opozita te nderprese marredheniet me organizaten kriminale te Edi Rames ne pushtet! Kesisoj vetem rritet prestigji dhe autoriteti i opozites ne Shqiperi!

Burimi/Facebook