Enver Bytyci – Ka vite qe shkruaj per domosdoshmerine e nje aleance strategjike te Shqiperise dhe Kosoves me Kroacine!

0
64

Ne fakt kam nis ta artikuloj kete lidhje te natyrshme sidomos mbas krijimit te marredhenieve vllazerore midis presidentit te Serbise dhe kryeministrit te Shqiperise.
Por perkujdesja e shtetit kroat ne rastin e aksidentit me dhjete viktima nga Kosova ne kete vend, jo vetem e perforcon kete kerkese, por e ben imediate dhe te pakontestueshme! Kosova dhe Shqiperia duhet te lidhen me nje traktat miqesie e bashkepunimi politik, ekonomik e ushtarak me status te vecante me Kroacine!
Nuk ka ndodhur ndonjehere qe kryeministri i ndonje vendi tjeter, vec kryeministrit kroat, qe te harroje cdo angazhim tjeter shteteror e familjar, e te merret vete eskluzivisht ne perkujdesje te te lenduarve nga ai aksident! Nuk kemi pare kurre nje solidaritet kaq te ngushte me vuajtjet e familjeve te shqiptareve te Kosoves, si ai solidaritet qe shfaqi qeveria, presidenti, instiotucionet dhe qytetaret e Kroacise ne ndihme te perballimit te kesaj tragjedie. Askund nuk eshte trajtuar ndonje aksident ose fatkeqesi e shqiptareve si ne shtetin kroat!
Prandaj eshte jo vetem e natyrshme, por edhe pergjegjesi e klases politike te te dy shteteve tona te rithemelojne nje aleance strategjike, politike, ekonomike e ushtarake, pse jo edhe kulturore, me Zagrebin. Ate qe nisi Mbreti Zog I ne fillim te viteve 1930, duhet ta vazhdojne Vjosa Osmani e Albin Kurti ne Kosove! Ndersa sa i perket kryeministrit te Shqiperise, eshte krejt e kote t’ia kerkosh kete ndryshim kursi nga Beogradi. Ai tashme nuk mund te terhiqet nga aleanca e ngushte me Serbine, edhe sikur te donte vete! Ai eshte peng i Soros e me pas edhe i Aleksander Vucic!

Burimi/Facebook