Enver Bytyci – Ne Gjemani jane mbledhur ministrat e Puneve te Jashtme te shtate vendeve me te industrializuara te botes

0
17

Sot ne Gjemani jane mbledhur ministrat e Puneve te Jashtme te shtate vendeve me te industrializuara te botes, perkatesisht SHBA-se, Gjermanise, Britanise se Madhe, Japonise, Frances, Italise dhe Kanadase!
Ata kane leshuar nje komunikate, ne te cilen permendin disa here Ballkanin Perendimor, Kosoven dhe dialogun e saj me Serbine. Gjithashtu vleresohet qendrimi i kater vendeve te rajonit, Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi per mbeshtetjen e Ukraines gjate agresionit rus kunder saj. Por i kerkojne Serbise qe t’u bashkohet sanksioneve europiane e amerikane kunder Rusise.
Ajo qe bie ne sy ka te beje me faktin se ne asnje rrjesht e me asnje fjale nuk permendet Open Balkan. Nese kjo iniciative serbe do te ishte e dobishme per stabilitetin dhe paqen ne rajonin tone, kjo iniciative do te permendej dhe rekomandohej qe BH, Mali i Zi dhe Kosova te bashkoheshin me tri vendet e tjera.
Duket qarte se Ballkani i Hapur eshte interes serb dhe si i tille demton interesat e shtate Fuqive me te medha industriale te botes! Per pasoje demton edhe interesat e Shqiperise e te shqiptareve! Megjithate pervec Rames kesaj iniciative i eshte shtuar edhe nje gramafon tjeter serb, me emrin Dritan Abazovic! Zoti na ruajte!

Burimi/Facebook/Autori