Enver Bytyci – Nëse ikën nga Partia Demokratike për shkak të Bashës, kujt ia bën argatin?! – Ramës!

0
80

Nëse akuzon Bashën se bashkëpunoka me Ramën, pse ikën me zhurmë dhe i bën të njëjtën akuzë PD-së, njësoj si edhe Edi Rama?!
Nëse ke merak reformimin e Partisë Demokratike, pse nuk përpiqesh brenda saj të paraqesësh ofertën tënde dhe të bindësh shumicën për atë platformë, por lëshon shqelma kundër PD-së?
Nëse e do aq shumë Partinë Demokratike, pse kërkon riformimin e saj?
Nëse nuk të pëlqen autoriteti i Berishës dhe i Bashës, pse nuk krijon një lëvizje për të imponuar përmes vlerave autoritëtin tënd?
Autoriteti nuk dhurohet, por fitohet dhe është me integritet ai që e fiton atë, jo ai që e kërkon si dhuratë prej tjerëve!
Nëse thua se Partia i bindet kryetarit, pse nuk krijon një alternativë konkrete bindëse që partia të të bindet ty? A mos u dashka që kryetari a dikush tjetër në drejtimin e Partisë të të thotë: “Hajde bujrum, po ta le vendin gati”?!
Nëse dëshiron të rithemelosh Partinë Demokratike, pse kurrë ndonjëherë nuk ia ke kërkuar këtë Partisë Socialiste të krijuar 50 vjet para Partisë Demokratike?!
Nëse dëshiron t’i bësh opozitë opozitës, kë ndihëmon me këtë qëndrim, opozitën, apo mazhorancën?! Kush ka objektiv luftën kundër opozitës, demokratët apo rilindasit?!
Nëse Basha nuk dëshiron të bëjë qëndresë kundër qeverisjes së korruptuar në Shqipëri, përse nuk krijon një lëvizje brenda Partisë, e cila të mbështesë qëndresën tuaj kundër mazhorancës dhe jo luftën brenda PD-së?!
Lidershipi krijohet duke mundësuar lëvizje të brendshme, pa e drejtuar atë kundër pjesës tjeter të Partisë, por kundër të keqes së këtij vendi! E keqja e Shqipërisë nuk ka si të jetë opozita, sado e dobët që ajo shfaqet, e keqja e Shqipërisë është qeverisja e Edi Ramës!

Burimi/Facebook