Enver Bytyci – Një valë sulmesh janë drejtuar kundër ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, zonjës Donika Gërvalla!

0
96

Eshtë shumë interësant sa të aftë jemi ne “shqiptarët” për të sulmuar ata që vijnë në drejtimin e shtetit tonë eqë janë të përkushtuar për vendin e për kombin!
E njëjta gjë po ndodh me zonjën Gërvalla. Po e godasin ata që nuk kanë as minimumin e integritetit moral e politik të saj. Ata që nuk kanë as një përqind të kontributeve të saj e të familjes së saj në luftën për lirinë e shtetësinë e Kosovës! Po e godasin pseudo-patriotët që flasin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që kur erdhën në pushtet i vodhën dhe e plaçkitën kontributin e UÇK-së dhe pasuritë e Kosovës! Po e sulmojnë mbeturinat e regjimit të shkuar të lidhur me krimin e organizuar dhe me Serbinë.
Prandaj Donika Gërvalla duhet të jetë krenare që sulmohet prej anti-shqiptarëve! Ta vazhdojë misionin e saj për të mirën e Kosovës dhe të qëndrojë e patundur përballë kësaj maskarade! I lutem sinqerisht zonjës Gërvalla të mos intimidohet prej këtyre sulmeve të stilit serb. Të qëndrojë në krye të detyrës e të motivohet më shumë për ta çuar deri në fund misionin tonë kombëtar!

Burimi/Facebook