Enver Bytyci – OSBE ka mbajtur dy dite raportin e tij pa e publikuar, derisa e ka miratuar kryeredaktori i tekstit, Edi Rama!

0
64

OSBE ka mbajtur dy dite raportin e tij pa e publikuar, derisa e ka miratuar kryeredaktori i tekstit, Edi Rama! Redaktoret ne zyrat e kryeministrise e kane sjelle ate ne formen qe Rames i duhej. E kane sheqerosur deri aty sa te dhenat e 900 mije shqiptareve, blerjen masive te votave dhe presionin ndaj qytetareve nga qeveria e rilindjes ta konsiderojne ceshtje teknike.
D.m.th ceshtje “teknike” ishte edhe ajo kur kryeiministri i vendit u thoshte shqiptareve se “Une jam kryepatronazhisti dhe do t’u ndjek deri ne vrimen e miut”! Kuptohet se me kete gjuhe u drejtohej atyre qe ishin kunder tij. Ceshtje “teknike” ishte urdheri qe u dha mesuesve, mjekeve dhe ushtarakeve e policeve,m si dhe administrates publike qe te votojne rilindjen! Ceshtje “teknike” ishte shperndarja e parave ne cep te vendit nga rilindja! Ceshtje “teknike” ishte gjithashtu per OSBE-ne perdorimi i mjeteve shteterore ne fushate. Gjithcka na qenka nje ceshtje teknike, sipas raportit!
Por opozita duhet ta shnderroje ne kauze te saj hedhjen poshte te farses dhe masakres zgjedhore. Nese nuk do OSBE ta quaje kete fushate masaker dhe ta trajtoje si ceshtje “teknike”, atehere duhet qe kete ta beje opozita shqiptare! Ta shnderroje levizjen per voten e lire ne nje levizje gjithepopullore politike!
Mosreagimin e derisotem te opozites e kam mirekuptuar vetem per shkak te mospublikimit te ketij raporti. Tani qe raporti u publikua dhe i pohon ato qe ka ngritur opozita, eshte detyre e Lulzim Bashes ta udheheqe popullin shqiptar ne betejen e fundit per zgjedhje te reja. Vetem nje kerkese duhet bere: Te ribehen zgjedhjet!
Rilindja do te nxit gjykaten kushtetuese qe ne Shqiperi te behen zgjedhjet e parakohshme lokale, qe ta terheqe vemendjen nga zgjedhjet farse e masaker te 25 prillit! Opozita duhet ta pranoje kete opsion vetem nese ne nje dite behen te dy pale zgjedhjet!

Burimi/Facebook