Erdhën nga Italia/ Çifti nga Skrapari paraqitet në QSUT: Të heqim merakun dhe do dalim për qejf

0
149

Një çift nga Skrapari janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me simptoma të ngjashme me koronavirusin. Të dy të rinjtë janë orientuar nga drejtoresha e spitalit të Skraparit për tu paraqitur në QSUT për shkak të simptomave të ngjashme me virusin kinez.

I riu është shprehur se është rikthyer nga Rimini i Italisë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit. Ai është shprehur se nuk ka ndonjë problem me frymëmarrjen dhe se në Tiranë kishte ardhur thjesht për kontroll.

“Kam ardhur para 30 minutash. Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvirus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimini. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar dje në dark në Skrapar dhe sot në mëngjes kemi ardhur këtu”, – tha djali në Top Channel.

“Na vunë në dispozicion një ambulancë por rasti ynë nuk ishte i rëndë dhe erdha me makinë. Drejtoresha na ka dërguar kam ardhur për merak. Sonte do dalim të festojmë. Nuk kemi merak e frikë fare. S’kemi pasur kontakt me persona të dyshuar. Dy fqinjë nuk kanë qenë me ne. Nuk ka persona të tjerë me ne” – tha ai duke shtuar: “Familjarët kemi takuar. Por ata nuk kanë shfaqur asgjë. Do shkojmë tek urgjenca dhe shpresoj sa të mbarojë më shpejtë dhe të iki për qejfin tim”.

Vajza shprehet se ka vetëm pak temperaturë dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen. Ajo pranon se temperature e trupi i është normalizuar së fundmi. Çifti është shprehur se nuk kanë takuar në Itali asnjë person të prekur nga koronavirusi.

“Vetëm temperaturë kam 38, 39. Po tani është ulur. Kollë pak dhe shumë rrallë. Frymëmarrjen e kam në rregull. Tani po futemi brenda. Kemi 10 minuta që jemi këtu. Nuk e dinim ku ishte shkuam tek urgjenca. Kemi ardhur nga makina jonë” – tha ajo.

*Burimi/tpz.al/