Ermal Ulqinaku – Kush ishte Cafo beg Ulqini?

0
29

Po nuk ra Ulqini në duart e mia shqiptarët muslimanë do të kthehen në boshnjakë kurse katolikët në crnogor.
Kush ishte Cafo beg Ulqini?
Ai ishte më shumë se kryetar i parë shqiptar i
Ulqinit prej rënies nën Malin e Zi.
Zgjedhja e tij në atë post në vitin 1923,kishte shkaktuar protesta malazeze që i frikesoheshin
ardhjes së një shqiptari në krye të Ulqinit.
Cafo hyri dhe mbeti në politikë të cilës vite më vonë i pagoi edhe tagrin e rëndë.
Përveçse kryetar komune në vitin 1923 ai ishte edhe deputet në kuvendin e mbretërisë SKS.
Në vitin 1941 në rrethana të reja ,të cilat ai përqafoi fuqimisht Cafo beg Ulqini siç prezantohej u zgjodh përfaqsues në komisionin legjislativ për botën në parlamentin e Shqipërisë.Në vitin 1942 ishte kryetar i bashkisë së Ulqinit.Më 1943 menjëherë pas rënies së Italisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës Cafo beg Ulqini qe njëri nga katër antarët e keshillit të lartë të Shqipërisë që udhëhiqte shtetin së bashku me Lef Nosin,Anton Harapin,Mehdi Frashëri.
Në atë organ si i propozuar i prefekturës së Shkodres,Cafo beg Ulqini ishte i ngarkuar për çeshtjet e shqiptarëve në viset etnike jashtë Shqiperisë.Në këtë pozitë ai mori pjesë nëLidjen e dytë të Prizrenit.
Arrestimit te parë nga komunistet që e moren
Ulqinin ai i shpëtoi dhe kaloi në ilegalitet duke gjet strehim në Anë Mali ,Shtoj e Krajë.
Pesë vitet e fundit para se të kaloi në Shqipëri me 1953 ai kishte kaluar i fshehur mu në qytet në shtëpine e Hodos vëllait të vet të pushkatuar me 1946.
Në Shqipëri u dënu me burg por pas 4 viteve u lirua dhe prej atëherë deri në vdekje në vitin 1977 jetoi në Shkodër i vetmuar dhe larg familjes.
Më 18 prill 2016 u dekorua nga Presidenti i Shqipërise me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”
Sot është në Ulqin një rrugë që mban emrin “Cafo Begu”
Mustafa Alibegu i njohur si Cafo beg Ulqini lindi në Ulqin në vitin 1893 dhe vdiq në Shkodër me 1977.

Burimi/Facebook/Gegnisht