Ernest Koliqi – Nji anmik në ditë

0
199

Tue bisedue para shum kohe me nji të dashtun t’émin, shqiptar mendjesquet e i rysun nëpër ngjarje të ndërlikueme të historis shqiptare, ra fjala mbi grindjet qi e shuejnë ndér né në perpjekjen në daç politike në daç shoqnore e letrare. E më tregoi se nji herë në Tiranë Hasan Prishtina, atdhetari i njoftun kosovar, ishte qenë sulmue keqas nga nji gazetar me nji artikull plot kritika t’ashpra. Hasan begu kishte do djelm si petrita mbas vetes. Njâni prej tyne, si mori vesht sulmin e pësuem nga zotnija i vet, i tha: – “Beg, m’ep léjen të shkoj e t’i ap nji drû të shëndoshtë atij edepsyzit qi na ka dokanisë aqë randë.. “. Atdhetari i Prishtinës i u përgjigj: – “Moré budallë, atij duhet t’i jemi mirnjohës. Deri sa bota më shajnë ndër gazeta e kafehaneve don me thânë se dishka vlej. Atëherë kur mos të flasin mâ kush për té, nji njeri politiket ka mbarue… “.
Lazër Shantoja thonte: – ” Për m’u bâ njerí i madh në Shqipni, duhet me fitue s’paku nji anmik në ditë. Gjindja kur ndigjojnë se dikush shahet pajadá e me ngulm, fillojnë e brehen nga kureshtja m’e njoftë, me dijtë pse përmendet e pse urrehet me aqë furí. Fitó nji anmik në ditë dhe syt e botës kanë m’u sjellun kah ti… “.

Ernest Koliqi

Burimi /Facebook – Jozefina Topalli