Etleva Petriti – Kjo plagë pa shërim!

0
71

Kush ndarjen e provoi e s’derdhi lot
Kur dhe syt nuk i hap sa dhimbje ndjen,
Ku dje u rritëm bashkë sot nëpër bot’
Vëllai përcjell vëllanë

                       por fjalë nuk gjen .

Jetojmë një shekull të cmendur me trazira
Kush i largohet vuajtjes, tjetri nga e mira
Se di sa do vazhdoj kjo plagë e infektuar!
Për sa kohe do t’mbesim rruges

                                         si zogj shtegëtuar.

Jo mosè më thoni se nuk qan burri
Përpara ndarjes që s’njeh moshë dhe gjini,
Lotët rrjedhin se zemra s’është prej guri
Kur kujtimet rrokullisen n’dër vite

                            dhe marin emrin nostalgji .

Ky ishte fat i tokës sime të bekuar
Por dhe të shum tokave si motra bashkuar,
Ndoshta një ditë do tè thahen ata lotë!
A do t’mblidhen në lumenj turbulluar
Të mbyten shkaktarët e majmëruar!

Etleva Petriti

Burimi/Facebook