Etleva Petriti – Në kopshtin përballë

0
86

Kujtohu un isha aty
Mes kujtimeve tè tua
Kërrusur dhimbjeve tè mia
Mes ditëve tè ftohta tè gjymtuara
Ne vitet me tè bukura tè asaj jete,
Ne token qe e shkelja pa me njohur
Aty qajne endrrat e mbetura jetime,
Dhe koha si zonje ja fshin lotet
Né pemet e mbetura pa gjethe
renkuar, mbijetojn,
Tè ftohtit dhe dimret e pameshirshem
Ku ditet e muajt kalojn pa u trembur shnderrimeve
Ato presin rrezet e diellit
Cicerimat e zogjve degjoheshin
Edhe pak pranvera do trokas,
Aty do tè jem une tè mbledh lulet e para,
Ashtu sikur e vogel ne kopshtin përballe!

Etleva Petriti