Evi Kokalari i kthehet ashpër Jozefina Topallit dhe e sfidon publikisht: O bashkohuni, o pushoni

0
58

Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur ashpër ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për arsyen që ajo bëri publike mbrëmjen e djeshme për mungesën e saj në ‘Foltoren’ e Sali Berishës në Shkodër.

Topalli tha se ka folur me Berishën, por ai nuk i ka kërkuar ndihmë. Nisur nga kjo deklaratë, Kokalari i bën thirrje publike Topallit që të mos presë që t’i kërkojë ndihmë Berisha, por t’i bashkohet vet turmës, pasi nuk ka vend për ankesa.

Postimi i Kokalarit:

“Josefina Topalli, mos prit të të kërkoj ndihmë Sali Berisha, por bashkoju turmës & lëvizjes.

Pse nuk ishe në Shkodër?

Boll fajësuat Berishën për çdo gjë. O bashkohuni, o pushoni dhe mos u qani më.

Ky është moment për bashkimin e të gjitha forcave të opozitës, dhe mbi të gjitha të elementëve të djathtë.

S’ka vënd për ankesa.”, shkruan Kokalari.

Burimi/lajme.al/