Fabrika e sapunit “Lanolin” dhe e parfumit te vllazënve Hoti.

0
25

Nga cikli ne Shkoder kishte industri …
Dy vellezenit Ahmet Hoti dhe Maliq Hoti, i pari i datelindjes 1904 dhe i dyti 1905 i lindun ne kohen e nji termetit te fuqisgem shkatertues ne Shkoder ne te njejtin vit.
Baba i tyne Reshit Hoti pat vdeke gjate luftes se pare boterore dhe u varros prane ish-xhamire se lagjes Perash, e cila sigurisht, si shume te tjera, u rrenua nga komunistet.
Nana, Mejreme Dibra, vdiq 96 vjece.
Pse u zgjodhen pikerisht produkti i sapunit dhe i parfumit ne krijimin e fabrikes “Vllazen Hoti’, zanafillen e ka nga Kostandinopoja. Kryeqyteti ma i vjeter i Evropes I themelum nga perandori romak qe e kishte baben nga Nishi i Dardanise. Ky qytet njihej edhe si prodhues parfumesh qe ne kohet antike.
Hasan Dibra, daja i Ahmetit dhe Maliqit, i ikun nga Shkodra ne Kostandinopoje ne fillim te shekullit XX, punesohet ne nje fabrike parfumnash dhe sapunash aty, duke e mesu mire ate ‘zeje’ zanat. Pas 12 vitesh ai kthehet n’Shkoder. Motres se ’tij ,Mejremes, i kishte vdeke i shoqi dhe dy djemte Ahmeti e Maliqi ishin te vegjel. Ai bahet mbeshtetes per familjen e motres dhe njekohesisht ju meson nipave tij zejen e sapunave dhe parfumerise qe e kishte fitu ne Konstandinopoje (Istanbul eshte quajtur ky qytet pas 1930). Nipat e zgjuar , mendjehapun dhe largpames te Canit ma vone me shtimin e pasunise hapin fabriken e pare te aapunave dhe parfumerise ne Shqipeni te qujtun ‘Vllazen Hotti’. Ato paten shume suksese ne kete biznes ne kohen e Monarkise dhe gjate Luftes se dyte Botnore. Hasani vete ka pase nji dyqan n’Pazar t’Shkodres. Ai pati vetem nje vajze Meleqen.
Te dy vellezerit, Ahmeti dhe Maliqi, nipat e Hasanit qe ia mesoi qe te vegjel zanatin e pergstitjes se sapunit dhe parfumit, arriten me pasunine qe bane te hapnin industeine e fabrikes se e sapunit e te perfumit ne Shkoder.
Ne vitin 43′, ndertesa per fabriken e anderrueme tynen perfundon se bashku me shtepine e re te tyne.
Linjat e prodhimit ata i porositen tek firma AugKrull ne Helmested, Gjermani per te cilat u pagune 10.000 napolona ari.
Per arsye lufte, porosia u vonue dhe kur erdhi diktatura komuniste gjithçka mori rruge tjeter.
Qeveria e 44′ bashkoi makinerite e dy fabrikave te sapunit ne nje fabrike te vetme ne ndertesen e fabrikes se familjes Pogu, perballe gjimnazit Jordan Misja.
Ndertesa e re e fabrikes qe ” Vllaznit Hoti” investuan per aktivitetin e tyne te sapunit dhe te parfumit, sherbeu si ndertese e mavonshne e fabrikes se tezgjahut. Makinerite e tezgjahut iu moren pronareve ” Vllazen Hoxha “
Fotoja e pare me dy pronaret;
Fotoja e dyte reklame ne nji reviste te kohes
Fotoja e trete reklamat e aktivitetit te sapunit,
Ndersa fotoja e fundit prodhimet e shampove nga fabrika e Hotnejve qe tregotheshin ne Shqiperi dhe Europe.
Ndihmuan ne pergstitjen e shkrimit Shyqyri Bushati, Zef Serreqi, Ridvan Hoti dhe per fotot Bep Coba dhe
Kastriot Dervishi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i aromë, shishe dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Burimi/Gegnisht/Denata Rroji