Fadil Lushi – HË, MË QAFSH LALË SERVET.., EDHE TI U BËRE PËR IKË!

0
54

ME SEBEP!
Në prag të 53-vjetorit të Demonstratave të Tetovës!
HË, MË QAFSH LALË SERVET.., EDHE TI U BËRE PËR IKË!
.., më kujtohet si sot kur netët e janarit të vitit 1969, bënin shumë acar! Që ne çunat e shehërit ishim paksa ‘hafif’ dhe lehtësisht mernim të ftohët.., isha i detyruar ta heq kapakun dhe çelësin e radiatorit me avull, të dhomës numër shtatë të burgut të Tetovës.., një radiator, që për një muaj sa qëndruan aty, për asnjë ‘dakikë’ nuk funksionoi! Dhe në atë natë që bënte acar, sikur kërkova vetë belanë. Në atë çast në dhomë u fut gardiani Sllave, i cili e njifte dhe e fliste me ‘tamam’ të folmen tonë krahinore! Më zuri në flagrancë! E dija se nuk do më fal për ‘belanë’ që bëra.., por falë lalë Servetit, shpëtova për fije floku.., nga dajaku shtesë! Të gjithë gardianët, përfshi edhe Tripunin, ia kishin frikën lalës Servet.., çunit të axhës Sabri të fisit Graca nga Zhelina dhe Nënëlokes Habibe! Edhe ky tetovar denbabaden, vitin 1968, i doli në mbrojtje Flamurit të shqiptarëve. Në muajin e gjashtë të vitit 1969, ashtu pa dëshirë, pa qejf dhe me zemër të thyer, braktisi VATANIN e tij.., vendin që e donte.., tokën që e ..,! Fillimisht degdisi në Gjermani dhe më pastaj ‘vajti’ në SHBA, ku edhe u vendos në qytetin e Aurorës të shtetit Ilinois, aty ku ishte Qendra e Ballit Kombëtar.., aty ku ballistët diskutonin për çështjet kombëtare.., aty ku shqiptarët frymonin më lirshëm.., aty ku shqiptarët ‘sabah e aksham’, ëndërronin atdheun e largët.., ëndërronin gurët e katundit dhe kalldrëmet me breza të shehërit të tyre.., ëndërronin Bajrakun e Ismailit.., ëndërronin gurët e varreve të etërve dhe nënëlokeve të tyre.., endërronin gurin e rëndë të mëmëdheut.., “ëndërronin ëndrrat e rinisë” së tyre.., endërronin Lirinë e munguar të Vatanit të tyre!
.., dhe pas 25 motesh, Lalë Serveti, u duk këtejpari.., këtej gardhit tonë.., këtej shehërit të tij të dashur.., dhe ‘iku’ prap atje në Tokën e premtuar, për mos u kthyer asnjëherë!
Faleminderit Servet Xhaferi!
Faleminderit Zhelinë!
Faleminderit Tetovë!
(vazhdon)

Burimi/Facebook