Fadil Lushi – NË VIGJILJE TË 53-VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË TETOVËS!

0
99

ME SEBEP!
NË VIGJILJE TË 53-VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË TETOVËS!
MIKU IM I DASHUR! MË NDJE NËSE TË BEZDISA!
Ju lexuesit e mi të vëmendshëm e të paanshëm! Këtë cikël biografish të figurave të shquara të shqiptarëve këtej gardhit tonë, do ta përmbyll me shëmbëlltyrat e katër njerëzve nga shehëri im, me emrat e katër intelektualëve nga Tetova, të cilët vitin 1968, ishin të parët ‘kasabali’ që i dolën në mbrojtje Flamurit të shqiptarëve.., ishin njerëz, të cilët më 18 prill 1969, nga ana e organeve të ndjekjes prej komunistësh, do të akuzohen për; “mosdurim nacional, urrejtje, përçarje, propagandë armiqësore dhe pjesëmarrje në Demonstratat e Tetovës.., për..,!”
1.Mësuesi Abdulla Kalishta, dënohet me burg të rëndë, në kohëzgjatje prej 18 muaj;
2.Doktor Harun Jakupi, dënohet me burg të rëndë, në kohëzgjatje prej 5 vjet;
3.Mësuesi Salajdin Hyseini (ish i dënuar i Goli Otokut), dënohet me burg të rëndë, në kohëzgjatje prej 4 vjet dhe,
4.Doktor Mahmut Bajraktari, dënohet me burg të rëndë, në kohëzgjatje prej 4 vjet.
.., këtë cikël biografish të njerëzve, të cilët dikur moti kërkonin Lirinë e munguar të Vatanit, do ta përfundoj me një thënie të Azem Shkrelit, e cila lakohet kësisoj: “Të vërtetën përgjysmë mos e ndaj, se njëra gjysmë komploton kundër saj”.., do ta përfundoj me kërkimfalje prej gjuhëtarëve, nëse iu shmanga rregullave të drejtshkrimit.., nëse përkujtimet i ngarkova me otomanizma.., me shprehje proverbiale dhe ca të tjerë edhe me të folmen tonë të lezetshme krahinore.., pavarësisht se akëcili prej jush i kuptoi.., pavarësisht se ishin të “bezdisshme”.., pavarësisht se disa ish komunistë.., disa pseudo-patriotë të vonuar dhe të përgjumur, më paragjykuan deri në palcë “toptan” me njerëzit që ishin kryepersonazh të përkujtimeve! Këtë cikël biografish, do ta përmbyll edhe me disa faleminderime dedikuar të gjithë familjarëve që më ndihmuan me informacionet që mi përcollën.., do ta përmbyll me një faleminderim të veçantë dedikuar Universitetit të Tetovës, që para ca vitesh, shënoi 50-vjetorin e Demonstratave të Flamurit të vitit 1968…, këtë cikël biografish të atdhetarëve dhe shumë të tjerëve të tillë si ata, do ta përfundoj me thënien: Emrat e lartpërmendur, për Historinë tonë, “ndoshta” nuk janë aq të rëndësishëm, sa janë të rëndësishme rolet, rrugëtimet, vegimet, veprat dhe kontributet e tyre me vlerë!
Lavdi të përjetshme njerëzve që nuk “duken” këtej afër nesh!
PS
Emrat e të burgosurve të vitit 1968, që pa dashje nuk u përmendën në këtë Cikël biografish, shpresoj që një të ardhme të afërt, do shkruaj edhe për ata.

Burimi/Facebook