Fadil Lushi – PUNË BUROKRATËSH PREJ KOMUNISTËSH!

0
165

.., eh, sa keq.., dikur moti kumunisti provincial bënte punën e burokratit, të nëpunësit me arsim gjysmak, të ish kursistit që “n’sabah e n’aksham” shpërdoronte të drejtat e tij, të ofiqarit prej shpellari që nëpërkëmbte ingerencat e tij.., sa keq kur nuk përfillte kërkesën e prindit për ta regjistruar fëmijën me emër prej shqiptari, sa keq kur burokrati tejkalonte kompetencat ligjore.., sa keq kur burokrati bark-madh, katundarit prej fisniku, nuk ia jepte në kohë certifikatën karshi gjendjes civile, dhe katundari i shkretë, që të pajisej me një vërtetim a dëshmi, detyrohej që burokratit me gishtin në hundë, t’ia spërkatë vreshtin.., shtrëngohej që pa vullnetin dhe dëshirën e tij, të bënte “bahçevanin” a t’ia mirëmbante kopshtin e “kalemxhiut” prej matrapazi! Eh, sa keq kur kursistët e “Kumrovaçka shkollës”, dikur moti, me brekë nëpër këmbë.., me brekë të grisura dhe me opinga prej lëkure, futeshin në hapësirat e institucioneve shtetërore.., sa keq kur ato organizma shoqërore, i shndërronin në “hane pa porta”, sa keq kur ato zyra i shndërronin në “dyqane prej saraçi”.., i shndërronin në “kenef-hane publike”.., ku akëcili komunist, kur t’i tekej dhe si t’i tekej e pshurrte punën fare.., thjesht e bënte lesh arapi.., ashtu si “defteri i veresieve të bakallxhiut të shehërit” tonë të dikurshëm!.., dhe kur pensionoheshin, nga aty dilnin me këpucë allafrënga prej Stanbolli, me kostume prej kadifeje, me çorape të bardha dhe me kollare lara-lara, kollare, që asnjëherë nuk e “panë pikën e ujit!”
Ti mik i dashur! Nëse nuk ke “habere” për kohën e komunizmit, të lus, mos ma parafrazo thënien: “LLAFE, IMZOT, LLAFE!”

Burimi/Facebook