Fadil Skenderaj – Naten e mire

0
34

(Rrugicave te qytetit tem)

Flladi, flladnon kto mbramje t’nxehta
N’Piacen tone, lame me Hane
Jam larg. Nuk mundem me t’than mirse t’gjeta
Naten e mire, po, mundem me t’than

Ndoshta asht vone. Mbretnon qetsia
Tek-tuk drithnon, ndoj tel violine
Prej kndej, ngas vrap andrrave t’mia
Me u ule me shoke, rreth i’ tavoline

Rrugve tua, me ece po ma kande
Shesh e rrugice, pa shkel mos me lane
Pa dashte me ta prishe, at’qetsine tande
Deshta, ah deshta me t’la me Hane

Flladi flladnon, kto mbramje te nxehta
Zogjte e nates, pushojne n’per dege peme
Jam larg, nuk mundem me t’than, mire se t’gjeta
Por, Naten e mire Shkoderlocja jeme!!

Burimi/Facebook/Pro Gegnisht