Fari Xh Xhara – Daorsët -Ata ishim ne !

0
39

Fahri Xharra
Daorsoi ose Daorsoni ishte kryeqyteti i fisit Ilir Daorsët i cili ishte në tokën ku sot është fshati Oshaniçi afër Stolacit (Diluntum) -shek Iv-III PrK (Hercegovina e sotme ). Daorsët ishin një fis Ilir që jetonin në luginën e lumit Narona ( Sot-Neretva) me një qytet të ndërtuar me gurë megalit. Edhe sot gjenden mbetjet gurore dhe monumentet e kohës së qytetit të lashtë Daorson. Përbëhet nga tri pjesë, me në qendër kështjellën e madhe-akropolin i mbrojtur nga gurët ciklopik. Në te gjendeshin ndërtesa të mëdha administrative, publike dhe fetare. Muri mbrojtës shtrihej nga jugperëndimi në juglindje me gjatësi 65 m dhe i gjerë deri në 4,5m e me lartësi deri në 7,5m. Në të dy skajet, akropoli përfundonte me hyrje dhe kulla. Vendi arkeologjik i qytetit të vjetër ilir Daorson, duke u bazuar nga konfiguracioni i tokës pra përbëhej nga tri njësi. Pjesa qendrore një fortifikatë parahistorike ishte e banuar në vazhdimësi që nga koha e hershme e Bronzit (shekXVII-XVI PrK deri ne kohën e vonshme të Bronzit (shek.IX-VIII prK)( (Basler, Đ., (Gradina in Ošanići near Stolac), Naše starine III, Sarajevo, 1956) “Para ardhjes së Romakëve, vendbanimi kryesor në këto anë shtrihej në Oshaniçi , një bregore për rreth lumit afër Stolacit. Këtu ishte një fortifikatë e Dorsëve Ilir, të cituar shpesh në burimet e vjetra(App. Ill. 2; Plin. HN 3.143; Polyb. 32.18; Ptol. Geog. 2.16; Strab. 7.5.5 ) Evidencat arkeologjike tregojnë që Daorsët kishin lidhje tregtare me grekët në Detin Adriatik nëpërmjet lumit Narona ( Neretva). Vendbanimi e kishte arritur statusin e municipalitetit dhe u shndërrua në një qytet të përparuar në territorin e Naronës. Kulmimi i kësaj ane arriti rreth shek. 4-3 PrK, duke iu falënderuar bujqësisë the tregtisë që iu mundësua nga pozita gjeografike, mu pse gjendej në mes Salonës ( Splitit) dhe Dokleas. (The Princeton encyclopedia of classical sites. Stillwell, Richard. MacDonald, William L. McAlister, Marian Holland. Princeton, N.J. Princeton University Press. 1976.) Dikush më tha: “Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë Historia, përfundimisht është një mister i pafund ,që sa më shumë të zbulosh nga ajo aq më shumë e merr vesh që se sa nuk e njeh. (Dominik Bertha, Zagreb 2007)” Daorsoni me misticizmin e tij ezoterik i ngjallë shumë pyetje në njeriun e mençur. Hulumtimet gjeomagnetike të Dr. Niels Myller Shiselit (Instituti Arkeologjik në Frankfurt) kanë gjetur që afër Stolacit në Oshaniçi, janë muret për 500 vjet më të vjetra se sa për ato që po flasim e po i shohim nëpër foto. Zbulimet arrijnë në përfundim që këtu gjendeshin vendbanimet 3700 vjet të vjetra. Në shikim të pare të duket që emri i Daorsonit rrjedh nga emri i fisit Ilir Daorsët e që është e vërtetë, por pas emrit fshihet më shumë ( po ashtu nga ilirishtja- pellazgishtja). “Daor” ( dera, hyrja) dhe “Son” ( nga gjuhët indoeuropiane Dielli ) -Pra ,”Hyrja e Diellit ” Duke i anash kaluar këto zbulime dhe ato të ngjashmet me to, përfundohet që koha e paganizmit ka qenë dritë e madhe në historinë njerëzore. Njohja e praktikumit shpirtëror i këtyre anëve tregon që dogmat kristiane janë shumë të vonshme. Nga Fahri Xharra

Burimi/Facebook