Fatmir Reqica – AMANETI I GJYSHES

0
80

Sot ti gjyshe me rrudha plot,
për mu je ma e mira në Botë.
Kur u nisa për në Kumanovë,
Më shtrëngove me puthe ne dorë.
Syt e tu fillun me lotu, hallall the e ke prej mu.
Buzët nisen me tu dridhë,
Kur më the u kthefsh i gjallë ti mor bir.
Në syt e tu pash mirësi,
Më the shko në Iliridë se jan në robëri.
Gjyshes i shëndriste fytyra nur,
kur më tha biri im lufto për këtë flamur.
Me emrin e djalit tim të pagëzova,
jetë të gjatë të urova,
Zotit ndihmë i kërkova.
Thash u rritsh e u bëfshë burrë,
gjakun e djalit mos
me falur kurrë.
Une gjyshe të putha në ballë,
tu betova se hakmarrje kam me marrë,
Sa mbërrinëm në Kumanovë me luftu,
se pritëm se kan me na tradhëtu.
Dal ngadalë vitet po kalojnë,
Shokët e tonë po na harrojnë.
Sot pas hekrave në burg të zi kurrë për jetë se harrojm këtë tradhëti.
Me këto fjalë që i shkrova
Ju përshëndes nga Burgu i Idrizova

Me respekte i juaji Luftari i UÇK-së
Fatmir Reçica Llugaxhia