Faton Bislimi – Kur të nderon Washington, DC!

0
70

Jam jashtëzakonisht i nderuar me vlerësimin e pranuar nga Kryetarja e Washington, DC, znj. Muriel Bowser, me rastin e 32 vjetorit të punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe 20 vjetorit të angazhimit tim në Ligë dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Administratën amerikane! Citati i mëposhtëm nxjerrë nga letra e saj e Mirënjohjes për mua është vlerë që ia dedikoj shtetit dhe kombit tim!
“…shprehim mirënjohje për Dr. Faton Bislimin në njëzet vjetorin e angazhimit të tij të vazhdueshëm në baza vullnetare për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane…Dr. Faton Bislimi ka punuar ngushtë me anëtarë të rangut të lartë të Kongresit dhe Administratës së SHBA-ve për t’i adresuar çështjet kyçe të shqiptaro-amerikanëve dhe ato të vllezërve e motrave të tyre në Ballkan. Një profesor dhe ekspert i politikave publike me renome ndërkombëtare, Dr. Bislimi vazhdon të shërbejë, këtu në DC-së dhe kudo nëpër Amerikë, si një burim fort i çmueshëm i politikës së jashtme Amerikane veçanërisht sa i përket Evropës juglindore… Në emër të 712,000 banorëve të DC-së e urojmë Dr. Bislimin…”
Mirënjohja e tillë nga kryeqyteti i demokracisë botërore më jep shtytje për punë edhe më të mëdha e angazhim më të shtuar. Përvoja ime në Washington dhe bashkëpunimi me burrështetas amerikanë janë themeli më i fuqishëm i angazhimit tim politik dhe fanari më i çiltër i besatimit për kauzën tonë kombëtare.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Burimi/Facebook