Faton Bislimi – “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,”

0
60

Dje, në një ngjarje madhështore në New York, në mes miqësh e dashamirësh, atëdhetarësh e veprimtarësh të pakursyer, promovuam librin tim më të ri “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë: Kongresisti Joseph J. DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 1985-1993,” në të cilin dokumentohen fillet e historisë më të lavdishme të kombit tonë të fundshekullit 19-të, kur edhe u betonua marrëdhënja unike shqiptaro-amerikane. Libri tërësisht bazohet në dokumente zyrtare të Kongresit të SHBA-ve, letra personale të politikbërësëve kryesorë amerikanë të kohës, përfshirë senatorë e kongresistë, sekretar shteti, presidentë e zv. presidentë, etj.
Për mua, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit, ishte nder e privilegj i jashtëzakonshëm që aty të kishim Senatorin Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, i cili në fjalën e tij vlerësoi me fjalët më të mira punën time dhe librin, si dhe ritheksoi përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve për përkrahje të parezervë ndaj Kosovës dhe kauzës sonë kombëtare falë angazhimit dhe bashkëpunimit të sinqertë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Nga promovimi ynë, Senatori Menendez u kthye direkt në Washington, DC për takim me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë për cështjen e Ukraines.
Kosova dhe populli shqiptar janë të bekuar për miqësinë që kanë me SHBA-të – miqësi kjo e trasuar gjeneratë pas gjenerate nga shumë veprimtarë të dalluar të kombit, ku vend primar e në piedestal kanë z. DioGuardi e znj. Cloyes DioGuardi, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizata e jonë e vetme e regjistruar si lobiste në Washington, anëtarët e Bordit të Ligës e përkrahësit e shumtë kudo nëpër SHBA e gjetiu – pa punën e të cilëve, historia jonë do ishte ndryshe, shumë më e zymtë, dhe assesi histori e triumfeve. Shteti i Kosovës rrënjët i ka pikërisht në punën e lobit tonë dhe në hollet e zyret e Kongresit në Capitol Hill.
Si shqiptar, ka qenë nderi i jetës time që mbi dy dekada në kuadër të Ligës kam arritë të njohë nga afër e të bashkëpunojë më liderë politikë amerikanë, punë kjo që do e vazhdoj me përkushtim tutje.
Si prind, nuk ka ndjenjë më të mire sesa në një ngjarje si kjo mbrëmë të kisha afër edhe fëmiun tim të parë, vajzën time të madhe, Fionën, për të ndarë këto momente krenarie bashkë.
Si shkollar, jam tepër i nderuar me fjalët më të mira të thëna për librin nga vet Senatori Menendez, folësit tjerë në promovim, por edhe ata të cilët me shkrim vlerësuar punën time dhe u përfshinë në libër si Emma Bonino, ish-Ministre e Jashtme e Italisë dhe Komisionere e Bashkimit Evropian, Ileana Ros-Lehtinen, ish-Kongresiste dhe Kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Roland Gjoni, profesor i së drejtës ndërkomëbtare, e Steven Powels, avokat ndërkombëtar në Londër dhe hartues i aktakuzës së Hagës kundër Milosheviqit.
I falëmnderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, e vecanërisht miqët e mi, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ligës, Joe e Shirley, Ambasadorin e Shqipërisë në OKB z. Ferit Hoxha, Ambasadorin e Kosovës në Washington, DC z. Ilir Dugolli, Ambasadorin e Kosovës në New York z. Frymëzim Isufaj, si dhe historianin Jusuf Buxhovi e mikun e përbashkët Milaim Abdullahu për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje mbresëlënëse.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook