Faton Kurti – KOMBI SHQIPTAR NUK KA VDEKUR E AS ËSHTË NË PRAG AGONIE.

0
59

Nuk e vranë pushtuesit, nuk e zhdukën uzurpatorët, nuk e varrosēn antishqiptarët.
Trojet dhe kombi shqiptar po përjetojnë sot plagosjen e ëndrrës për tu bërë bashkë.
Kjo u mundësua jo vetëm nga puna e pandalur e armikut, por më së shumti nga intrigat, pazaret e ulëta të matrapazëve politikë, padijes dhe mungesës së kurajos së amatorëve politikë, ligësisë dhe grykësisë së sharlatanëve veshur me kostume patriotizmi.

Mes shqiptarëve ka ende njerëz, e unë jam Një prej Tyre, që besojnë se e ardhmja e shqiptarëve nuk është vegjetimi në copëza shtetesh por përpjekja për një qëllim të vetëm – Ribashkimi Kombëtar!

Megjithëse është punuar fort që të humbasim identitetin, të ç’orientohemi nga rruga e ndërtimit të projektit të përbashkët kjo Ëndërr-Projekt dhe amanet i të parëve nuk ka vdekur tek shqiptarët.
Shqiptarë, mos lejoni t’ua vjedhin shpresën, mos lejoni askënd t’ua vrasë ëndrrën, mos i besoni ata që ju thonë : “jemi të vegjël, nuk kemi forcë”.

Nëse bëhemi bashkë, duke lartësuar mendjet, të diturit dhe kurajozët mes nesh, ëndrra Kuq e Zi nuk do të mbetet një ëndërr në sirtar por amanet i përmbushur ndaj paraardhësve që me gjak dhe mendje luftuan për këto troje të shenjta.

Faton Kurti

Burimi/Facebook