Faton Kurti, REK – Ekzistenca e një shteti varet nga mosvarësia e importit për produktet ushqimore bazike!

0
19

Kosova shpenzon rreth 400.000 tonë grurë në vit apo rreth 200 kg për kokë banori.
Kosova importon 50% të kësaj sasie të grurit dhe 94% importohet nga Serbia!
Si është e mundur që një shtet i dalë nga lufta me Serbinë të bëhet totalisht i varur për bukën e gojes nga shteti që bëri gjenocid ndaj nesh.
Për shkak të kriminalitetit dhe neglizhencës së qeverive të kaluara, 21 vjet pas luftës, Kosova është ende një shtet totalisht i varur nga jashtë si ekonomikisht po ashtu me çdo gjë që ne konsumojmë!
Por tani edhe kjo qeveri e re me njerëz të “shkolluar dhe të ditur” nuk po ofrojnë kurrfarë koncepti sesi do ta nxjerrin Kosovën nga kjo krizë, sidomos nga varësia e importeve nga Serbia.
Nuk mjafton që qeveria vetëm të subvencionojë bujqit pa ju bërë kushte se çfarë produktesh të kultivojnë dhe t’ju sigurojnë blerjen e produkteve të kultivuara.
Synimi kryesor i kësaj qeverie duhet të jetë zhvillimi i Agro-Industrisë (bujqësisë, blegtorisäë, vreshtarisë, pemëtarisë, pylltarisë etj…
• Toka e cila nuk punohet t’ju merret pronarëve të cilët nuk e punojnë atë dhe t’ju jepet në dispozicion atyre të cilët duan ta punojnë.
• Shteti të subvencionojë me grante të gjithë ata që prodhojnë sidomos produkte bazike ushqimore, si grurin dhe misrin.
• Agro-Industria të renditet në kurrikulat mësimore.

Burimi/Facebook