Faton Kurti, REK – SANKSIONET GJERMANE NDAJ RUSISË: NJË SHANS REAL PËR EKONOMINË E KOSOVËS!

0
27

Gjermania importon nga Rusia rreth 19.2 milionë tonë qymyr në vit.
Për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë ky import është ndërprerë totalisht nga Gjermania.
Një gjë është e qartë edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë, Gjermania nuk do të bëjë më të njëjtin gabim të varet nga lëndët e para Ruse.
Këtë unë e shoh si një shans të shkëlqyer për Kosovën, që në të ardhmen e afërt të furnizojmë ne Gjermaninë me linjit.
Kosova është sidomos e pasur me qymyr, e treta në Evropë me rezerva. Kosova posedon rreth 14.700 miliardë ton linjit në rezerva, që e rendit Kosovën të pestën në botë.
I propozoj qeverisë së Kosovës që menjëherë të kontaktojë qeverinë e Gjermanisë për t’ju bërë një propozim projekt në lidhje me këtë çështje ku dy palët do të përfitonin dhe sidomos Kosova.
Pse Kosova do të ishte vend më atraktiv për të importuar linjitin është:

  • Furnizim të sigurt
  • Çmimi i linjitit
  • Rruga e transporti më e shkurtër dhe kostot e transportit më të ulëta.
    Është e ditur se Kosovës për momentin i mungon makineria dhe infrastruktura për të nxjerrë dhe transportuar sasi të mëdha të linjitit.
    Por nëse qeveria e Kosovës din të ndërtojë një propozim projekt profesional drejtuar qeverisë Gjermane, jam shumë i sigurt që ata do të para financojnë makineritë dhe infrastrukturën (hekurudhën).
    Nëse qeveria jonë nuk din ta bëjë këtë hap, unë ju ofroj ndihmën time për hir të Kosovës.

Burimi/Facebook