Faton Kurti – USHQIMET QË PO NA VRASIN NË HESHTJE!

0
71

Moskontrolli mbi çmimet është vetëm maja e ajsbergut e një industrie që pasurohet ekstremisht mbi kurrizin e shqiptarëve. Kjo jo vetëm po ju kushton shumë shtrenjtë duke varfëruar xhepat e tyre por po ju kushton edhe shëndetin. Kontrolli i cilësisë së ushqimeve është thuajse inekzistent.
Shqiptarët po blejnë bashkë me ushqimet edhe sëmundjet. Sipas disa statistikave të mëparshme të marra nga Klinika Infektive e Prishtinës vetëm për 6 muajë numri i të infektuarve nga ushqimet e pakontrolluara ka qënë rreth 500.
Pra shëndeti i konsumatorëve mbetet i rrezikuar prej produkteve ushqimore të dyshimta të cilave nuk ju kontrollohet as prejardhja dhe as parametrat e vlerave ushqimore që duhet të përmbajnë për tu konsumuar pa pasoja për shëndetin.
Gjithmonë sipas të dhënave të Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor nga këto raste, 206 qytetarë kanë qenë të sëmurë me helmim, kurse 279 të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite.
Shumica e infektimeve me ushqimin vijnë nga mishi dhe nënproduktet e tij të cilat qytetari i Kosovës i paguan shumë më shtrenjtë se një qytetar europian.
• Mosmbështetja e prodhimeve vendase
• Disbalanca mes eksportit/importit në favor të importimit
• Moskontrolli i marzhit të fitimit të importuesve
• Moskontrolli i cilësisë…
janë fushat e interesave ku vepron një pakicë e paskrupullt e cila nuk vë asgjë tjetër mbi fitimin e 10-fishtë duke varfëruar dhe infektuar shqiptarët.
Ndaj kërkojmë kontrollin e rreptë të cilësisë ushqimore, preardhjen e produkteve, marzhin e fitimit të importuesve i cili të mos kalojë 30% aq sa e parashikojnë normat europiane.
F.K.

Burimi/Facebook