Fikret Fatjoni Lulanaj – Pasurite e Malesise

0
71

Ylli shkencor qe shendrit ne qiellin e Malesise;
Magjistri i pare shkencor nga Malesia ne fushën e Fizikes;
Shembulli me i mire per çdo malsor/e, per te pasuruar vehten me arsim dhe shkence
Magjister Agron Lucaj
Krahina e Trieshit historikishte kishte dhënë burra që kane ngulitur emrat e vetë me shkronja te arta në altarin e lirisë kombtare. Por përveç pushkës per liri kjo krahine ka dhënë edhe intelektual ne lëmi te ndryshme me të cilet do te krenoheshin Univerzitetet me renome boterore e jo një krahine malore të cilës Zoti ja kishte dhuruar një vend shumë të egër, por e kishte pasuruar me njerëz me cilësitë me te mira.
Në kohën e re ne mes te tjerëve nga kjo krahinë shqiptare dallohen Mirash Ivanaj,Athanas Gegaj, Nua Pali Dedivani,Gjergj Hasanaj, Agron Lucaj , Lukë Gjokaj, Luc Lucaj ( pa dashje ndoshta kam harruar emra të tjere).
Në mesin e Trieahjaneve por edhe krejt Malesise për kohen e vet dallohet emri i Agron Lucaj.
Agron Lucaj ishte biri Gjon Gjekes, i njërit nga mësuesit e parë në gjuhën shqipe në Malesi. Babai e kishte emëruar te birin e vet me emrin e shenjte ilir Agron, dhe Ai me nder dhe krenari e mbajti kete emer. Agroni eshte lindur ne vitin 1949 ne Triesh. Aty perfundoj shkollen fillore me sukses shembullor. Me te njëjtin sukses perfundoj edhe Normalen e Prishtinës. Pas saj regjistroj Fakultetin e shkencave matematiko- natyrore,dega e fizikës.Edhe kete fakultet e perfundoj me sukses shembullor, si studenti me i mire i gjeneratës. Studimet e magjistraturës i perfundoj ne Fizikë Molekulare me vlerësimin me te lartë, kurse disertacionin e Doktoraturës e kishte për Fizike Nukleare….
Në at kohë Agroni ishte pjesëmarrës si paneliste ne shume konferenca, tribuna ,tryeza të rrumbullakëta ndërkombëtare ku diskutohej për arritjet ne shkencën e Fizikes.Ishte Dijamanti te cilit për çdo moment i rritej vlera ne qarqet inteluktuale e posacerishte ne ato shkencore. Ishte bere krenaria e stuendtave malsor, por edhe e te gjithë Trieshit e Malesise.
Agron Lucaj ne vitin 1976 emërohet profesor i rregullt i Univerzitetit te Prishtines( me sa di unë Agroni eshte nder magjistrat e pare Malsor qe ka ligjëruar ne Univerzitetin e Prishtines).
Ne Prishtine , e posacerishte ne elitën shkencore te Kosoves Agroni fitoj simpatinë dhe reputacionin e njeriut me te pregaditur ne fushën e vet. Duke e cilësuar si një nga shkencëtarët me premtues per fushën e fizikes, Universiteti i Prishtines, Agronin e dërgon per tu specializuar ne Kroaci e Itali,per fizike berthamore dhe nukleare….
Me 19 shtator 1981, ne Zagreb shuhet ylli me premtues shkencor i Malesise , por edhe i Univerzitetit te Prishtines në at kohë. Malesia ditën e varrimit të Agronit ishte ne te zi. Po ashtu edhe Univerziteti i Prishtines dhe rangu shkencor kosovar dhe shqiptar. At dite edhe zogjtë e maleve të Trieshit kishin ndaluar këngën e vet , sepse Trieshi nuk kishte përjetuar me shume popull, me shume studente , intelektual, profesor , akademik dhe shkencëtar se ditën e përcjelljes për ne boten e amshuar te Agron Lucajt….
Malesia këtij sokoli, burri, intelektuali, shkencëtari te vet ja ka borxh se paku që emrin e Tij, ta skalise ne emrin e bibliotekës se qytetit.
Ne kete mënyrë do te nderonim veten dhe do tu lejmë porosi pasardhësve se Malesia gjate rrjedhave historike ka patur edhe shkencëtar qe kane nderuar emrin e Saj.
Në këtë mënyrë do të nderonim Jo vetëm Agronin dhe shtepin intelektuale Lucaj, por edhe vetveten.

Burimi/Facebook