Filip Guraziu – Guri dëshmitar

0
63

(Reflektim prej nji shëtitje bri lumit Buna)

Shoqata mjedisore MESHBUSH ( Filip Guraziu, ing.Ali Hoxha, ing.Karl Kamsi ) me datë 24.10.2002 pati publikue artikullin ” Ura e re e Bunës të projektohet si vepër komplekse ” (Gazeta “Rilindja Demokratike”) ku shkruhej :

“Në periudhën e pushtimit Turk ndërlidhja midis dy brigjeve të lumit Buna bahej kryesisht me mjete lundruese, por edhe me anën e nji ure prej druni të vendosun në pozicionin ku sot asht ura egzistuese. Në vjetin 1910 nji grup ingjinierësh austriakë projektuen në kët vend nji urë të re me bazament betoni e me strukturë metalike. Specialistat italianë, në vitin 1914 banë nji projekt të dytë të kësaj ure, por vetem dy vjet ma vonë në 1916, Qeveria Austriake e shtyme prej interesave strategjike ushtarake e ndërtoi urën e re të Bunës me bazament betoni, me elemente metalike, me nji kalim dhe me sistem hapje për me lejue kalimine anijeve.”

Kujtojmë se autoritete ushtaraket austriake patën ndërtue edhe veshjen e bregut të lumit Buna me gurë të skalitun të cilët edhe sot zbukurojnë shetitoren bri lumit si dhe molon egzistuese.. Në përkujtim të këtyne veprave, ato patën vendosë afer molos ku ankorohen anijet nji bllok guri në të cilin ishin skalitë në gjuhen austriake të dhanat se kur dhe kush i ndertoi veprat e masiperme. Veprim krejtësisht normal dhe në sherbim të historisë. Ky gur përkujtimor qendroi i palëvizun për shumë e shumë vjetë. As pushtimet malazeze, italiane e gjermane nuk e shqetësuen gurin, sepse edhe guri nuk i jepte kerkuj shqetësim. Po kështu vazhdoi edhe gjatë kohës së diktaturës komuniste; guri qendroi në heshtje në vendin e vet tue i tregue, po në heshtje, kalimtarëve historinë.

Deri vonë, sa herë që për pasionin tim, për shetitje, kalojsha prane molos mu’ dukte se guri krenar me sfidonte tue me thanë: ” koha kalon , njerëzit vijnë e shkojnë, por unë jam gjithmonë këtu i palëvizshëm për me deshmue”.

Në vjetin 1999 ishte hera e fundit qe u takova me gurin historik, por e gjeta te plagosun; disa “kasapë me dalta” ia kishin shëmtue trupin; kishin shkatërrue me daltë e çekiç shkrimin që deshmonte historinë. U çudita ! Si asht e mundun që në qytetin e kulturës shqiptare të ndodhin këto vandalizma ? Si asht e mundun që institucionet përgjegjëse, pushteti etj., etj. nuk kanë reague për dënimin e veprës barbare dhe riparimin e damit? Hamendsohet se në periudhën e anarkisëshqiptare të vjetit 1997, kohë gjatë së cilës shqiptarët kuptuen se si jetohet ” pa shtet”, forcat vandale të errësinës shekullore u ringjallën dhe msheftas, nëhabitatin e tyne të zitë natës, gjymtuen “gurin dëshmitar” tue i shkatërrue me daltë shkrimet dëshmuese.

Simbas kujtesës time, ky veprimi i shëmtuet pati kalue në heshtje të plotë…! Por veprimi i “heshtjes aty ku duhet të flitet” shoqnohet me pasoja …!

Realiteti? Me 3 Janar 2021 guri deshmitar nuk ishte ma në vendin e tij ! Ishte zhdukë! Kur pyeta, kalimtarë të rastit që frekuentojnë zonën, me treguen se guri deshmitar kishte “vdekë”. “Plagosja” kishte qenë kaq e randë sa guri ishte shpërfytyrue tue u konsiderue i padobishëm, si i tillë e kishin varrosë diku …!

Dikuj i paska pasë prishë punë ky gur dëshmitar!

Dikuj që don me e ndërtue historinë prej fillimit, i bahet pengesë dëshmitari i së vertetës mbi të kaluemën.

Në jetë egzistojnë njikohësisht ” miq” dhe armiq”. Të dytët që e kanë ” halë në sy ” shqiptarizmin” i shërben ” magjia e harresës” si mjet i dobishëm për me fshi të kaluemën.Nji populli pa të kalueme mundesh me ia ndryshue lehtësisht rrugën e së arëdhmes…”Duhet harrue e kaluemja” që ti shpërlahen kollaj trutë atyne që gjatë jetës nuk kanë lexue as edhe nji faqe liber…

Po, po, teoria ” e harresës” ka rezultue me shumë sukses gjatë historisë në shumë vende të botës, por pasojat kanë qenë tragjike…( kujtojmë diktaturat e të tana llojeve).

Fakti që sot isha pranë lumit Buna u ba shkak i kësaj kujtese, por jam i bindun se heqja e nji guri ” nuk ban lajm” në Shqipni, sepse para syve, heshtjes e indiferentizmit tonë janë asgjasue, po asgjasohen e kanë me u asgjasue ( në qofte se nuk ka me pasë kundërshtim të pa thyeshëm) vlerat identitare të kulturës tonë në çdo fushë të sajë.( arkeologji, artitekturë, histori, gjuhësi, muzikë, trashigimi kulturore etj.) Shëmbujt janë të shumtë !

Ju, të nderuem lexues, mundeni me dijtë ma shumë e ma mirë se unëmbidukuninë e shkatërrimit të vleravë monumentale shqiptare…

Dëshmoni pra, çojeni zanin tuej…, flitni e mos heshtni!

Prologu

Kohë mbrapa, rastësisht kuptova që shqetësimi i masipërm nuk paska pasë qenë vetëm personal…, sepse z.Gjergj Leqejza ( Konsull Nderi i Republikës Austriake në Shkodër) më konfirmoi se ” guri dëshmitari plagosun ishte ende gjallë dhe i pa vorrosun” dhe se me lejen e Zyrës së Kulturës së Bashkisë Shkodërishte marrë prej tij në ruejtje për ristaurim. Gjithashtu më siguroi se po përpiqej për rivendosjen e gurit deshmitar, tashma të ristauruem, aty ku ka qenë.

Burimi/liberale.al/