Filip Guraziu – NJI MBRAMJE ME BUNEN

0
57

Në prak të mbramjes me Bunen e qetë,
larg zhurmës qytetit, qetësinë me gjetë
Mendja shkon larg…,shumë kohë mbrapa.
Kujtimet vijnë varg, me periudha e etapa.
Sa begati që dha, në shekuj ky lum…
Vlerat ia rriti Shkodrës, si nji qytet fatlum…

Ndërsa fotot bajsha, Buna n’sy m’shikonte,
Në heshtje si hana. n’trishtim m’tregonte:
“S’jam ma ajo e para, sot me vuejtje po jetoj.
S’baj ma punë t’mbara, veç përmbytje po ofroj.
Por, nuk asht faji im, ju ma rrënuet shtatin,

Vetem sa për perfitim, ma zvogëluet shtratin”
Fjalët pa za, të dhimbshme, që prej shpirtiti t’lumit dolën,
na bajnë sot të vetëdijshem për sjelljen mendjelehtë tonën
Sa keq, sa turp per brezin tonë, që vlera shekullore shkatërroi.
Rinisë ia hupi shpresen, nëpër rrugë t’botës i tjetersoi

A thue po vjen ajo ditë e lume, mendjen tone me na e shndritë ?
Natyrën si dhuratë të bekueme me mbrojtë e mos me e plaçkitë !
Buna, Drini, Kiri, Liqeni e Cukali, për kujdesin tuej kane nevojë sot
Se për ju o shkodranë Zoti i fali, përsa t’ketë n’kët botë jetë e mot.
F.G.

Burimi/PRO GEGNISHTES