Filip Shiroka – Nanes s’ime..

0
46

Nanes s’ime..

Gith n’ vaj m’ mbushet zemra kur rri tue mendue,
E sa here prej mallit loti m’ ka pikue;
M’ duket se po t’ shoh prap tue gjimue!..

Edhe mendja e ime kalon tue kujtue
Kohen t’ vogjelis s’ eme, qi shpejt ka kalue;
M’ vjen se me ata sy t’ zez je prap tue m’ shikjue,
Se msimet e zanin t’ and jam tue ndigjue.

Nane! sa me shpejt vetem m’ le m ket bote te lasht,
Nane! a s’ po shef se rrkaj po shkojn lot e mij?!..
Ah!.. m’ ka vdekun nana qi aq shum m ‘ ka dasht!

Por, nane, nuk ke vdekun! Atje me t’ yn-Zone,
Ti je tash tue gzuemun,’ dhe nga ajo lumni
Birin t’ and bekoje, si ke pase zakon!..
Filip Shiroka

Piktura Nikolin Ivanaj.

Burimi/Facebook/Pro gegnishtes