Filmi “Rrënjët shqiptare -dheu danez” i regjisorit Ixhet Lutfiu

0
273

Krahas vendeve tjera botërore edhe Danimarkën e ka goditur pandemia Covid 19 dhe përkundër gjendjes së krijuar dhe menaxhimit të mirë nga autoritetet daneze janë regjistruar mbi 800 raste vdekjesh. Si pasojë e pandemisë dhe restrikcioneve në fuqi jeta kulturore e Komunitetit shqiptar në Danimarkë gjatë këtij viti ishte shumë e varfër, me përjashtim të shfaqjes së premierës së filmit “Rrënjët shqiptare-dheu danez”, të regjisorit Ixhet Lutfiu, që solli një freski në këtë aspekt.

Promovimi i këtij filmi u bë në institutin danez të filmit në Kopenhagë, më 15 nëntor 2020, dhe ishte fryt i bashkëpunimit të regjisorit me institutin danez të filmit, me ish ministrinë e diaspores të Maqedonisë Veriore, përkatësisht ministrinEdmond Ademi, etj., në të cilën morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, z Elida Petoshati, konzuli i Kosoves, z Arton Krasniqi, përfaqsuesja ambasadës së Maqedonisë Veriore, z Fitore Elezi, dhe një numër i konsiderueshëm i miqve danez e pjesëtarë të Komunitetit Shqiptar në Danimarkë. (
( Pronari i restaurantit Solo d’Italia, z Afrim Selmani, shtroi një koktej rasti për të pranishmit).

Por cila është përmbajtja e filmit? Filmi i kushtohet historikut 55 vjeçar të shqiptarëve në Danimarkë dhe kontributit të Danimarkës dhe miqve danez ndaj çështjes shqiptare. Regjisori Ixhet Lutfiu duke punuar më se 30 vite si gazetar dhe udhëheqës në Radio tv “Zëri i Kosovës” ka shfrytëzuar arkivin e këtij mediumi për ta krijuar narracionin bazë për këtë film dokumentar 2 orë e 15 min. Në të vërtetë regjisori Ixhet Lutfiu sjellë në film materiale, të dokumentuara, të prezences së shqiptarëve në literaturen daneze nga kohët më të hershme- para se me fillu marrëdhëniet kulturore diplomatike shqiptaro -daneze, siç është rasti i prezentimit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, nga babai i literatures daneze Ludvig �Holberg në librin e tij “… tregime apo histori për heronjet, botuar për herë të parë në vitin 1739, ku shkruan se Skenderbeu është gjenerali më i madh i të gjitha kohërave… Filmi pasqyron edhe kontributin e tre albanologve danezë për gjuhën shqipe, ku më i spikaturi është Holger Pedersen i cili është i njohur me thënien e tij se “… gjuha shqipe është krenaria e folësve të saj”. Gjithashtu në film shihet se për çështjen e Kosoves Danimarka hyn në një luftë pas 135 viteve paqë dhe është një nga vendet e para që ka njohur Pavarësinë e shtetit më të ri në botë dhe ka kontribuar, përveç me mjete e projekte të ndryshme edhe nē shtetndërtimin e tij, duke i dhënë Kosoves edhe 2 administrator në regji të OKB-Søren Jensen Petersen dhe Hans Hakerup, të cilët edhe shkruan libra për punën e tyre në Kosovë. Në film pasqyrohet gjithashtu se më 13 mars të vitit 1970 themelohet Shoqata e parë e miqësisë shqiptare -daneze, kurse më 29 maj 1970 fillojnë edhe marrëdhwniet diplomatike, të cilave i paraprinë fillimi i marrëdhënieve kulturore për çka edhe nënshkruhet një marrëveshje në mes dy ministrive përkatëse, përkatsisht ministrave të kulturës të Danimarkes dhe Shqipërisë. Shqiptarët në Danimarkë bëjnë pjesë në grupin e komuniteteve që më së miri janë të integruar në shoqërinë daneze dhe si të tillë edhe janë shquar me rezultatet e shkëlqyera në shumë lëmi: Restauranti “Noma” në pronësi të Rene Rexhepit (me origjinë shqiptare) shpallet 4 herë si restauranti më mirë në botë. I riu Muedin Idrizi në vitin 2009 fiton titullin e kampionit botëror në Tai boks kurse Shpend Abazi nga Sllatina e Tetoves në vitin 1999 bëhet kampion evropian në kategorinë bantam. Vëllezërit Besmir e Jimilian Ismaili kanë shënuar rekord në historikun e muzikës daneze për dëgjueshmërinë e këngëve të tyre. Ndërsa Edita Ademi është një talente tjeter në sport, e cila me shkathtësinë e saj në karate i ka sjellur Danimarkës shumë medalje ndërkombëtare.
Si futbollist janë shquar Riza Durmishi (që luan për kombëtaren daneze) Bajram Fetai, Berat Beçiri e Bardhec Bytyçi. Kurse në aktrim spikasin Besir Zeqiri e Ixhet Lutfiu. Në film pasqyrohet edhe guximi e heroizmi i bashkatdhetarit tonë nga Kaçaniku -z Bekim Çallaku i cili ndërhyn dhe mposht një sulmues kriminel danez që kishte sulmuar një grua daneze dhe foshnjen e saj duke e therrur me thikë 21 herë… Ndërhyrje e Bekimit shpëton nga vrasja e sigurt foshnjën dhe nënën e saj, për çka autoritet daneze në vitin 2014 e shpallin Bekimin person i vitit, kurse fondi ndërkombëtar Carnegies, për heroizmin e treguar e shpërblen Bekimin me mirënjohje për heroizëm dhe me një shumë prej 20.000 kr daneze, shumë kjo u përdor për t’i ndihmuar familjet e varfëra në komunen e Kaçanikut. Të gjithë këta shembuj e shumë të tjerë të shqiptarëve, në lëmi të ndryshme si mjekësi, informatikë, pikturë, etj i kanë sjellur të mira materiale e rezultate të mira Danimarkës. Kur jemi te piktura e arti vlen të veçojmë artistin Bajramali Idrizi i cili ka shpenzuar mbi 500 orë pune për të gdhendur dhe potretizuar figurat e heronjve Adem, Hamëz e Shaban Jashari në një pllakë graniti, vepër kjo e vendosur në muzeun e Jasharve në Prekaz. Në të njejtën mënyrë, ky artist, ka portretizuar edhe figuren e mbretreshës daneze Margrethes 2, e cila pastaj, në shenjë falenderimi, i dërgon Bajramaliut një leter mirënjohëse. Siç shihet edhe në film, me shumë histori suksesi individual të shqiptarëve, komuniteti ynë është një komunitet mirë inintegruar në shoqërinë daneze dhe është Komuniteti ndoshta i vetmi në diasporen shqiptare që ka historikun e vet (55 vieçar) të përmbledhur në 2 orë e 15 min në celuloid, falë regjisorit Ixhet Lutfiut, të cilit duhet t’i jenë mirënjohës të gjithë shqiptarët e këtushëm.
Për fund, përkundër këtij pasqyrimi të sukseseve të lartëpërndura, Komuniteti shqiptar në Danimarkë (me rreth 20.000 pjesëtarë) ndjenë mungesën e një Qendre Kulturore Shqiptare, një shkolle shqipe dhe të ndonjë shoqate të mirfilltë kulturore- për ruajtjen e identitetit kombëtar në vazhdimësi (edhe nga gjeneratat e ardhme).
Siç u cek në fillim filmi kishte premieren në institutin danez të filmit, por për një publik më të gjerë shfaqet edhe më 28 nëntor 2020, në kuadër të një programi kulturo artistik për shënimin e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetorëve tjerë historik që ngërthen data 28 Nëntor.

Ibrahim Xhemajli, Kopenhagë
Gazeta Lëvizja 28 nëntor 2020

Burimi/Facebook