Fjala e Ramiz Alise ne vitin 1989 per lejimin e pluralizmit politik ne Shqiperi.

0
70

“Si do ta përjetësojmë komunizmin” – “Të jeni te sigurt që e ardhmja do të
jetë jona.
Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të
armiqve tanë!” – TIRANË – “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit
përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë
strategjinë tonë.

Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit
politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe
mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për
brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër.
Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të
kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i
formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që
është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të
fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

Të persekutuarit politikë

Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë
komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta
do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por
kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse
sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin
atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të drejtave të njeriut,
duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i
kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do
t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak
duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë
duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë.
Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria
më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve,
sepse ne e bëmë.

Për Kosovën

Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata
janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar
afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush
është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të
besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete
Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na
kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur
paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u
ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do
t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së
Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
Strategjinë është e qartë dhe kemi kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit
dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë
komuniste.

Strategjia e re

Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi,
sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të
jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre
legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën
kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë
restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë
do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur
kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta
gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë
pushtetin apo të rrezikohemi, atëhere mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do
të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si
në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet
të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të
luftës së armatosur.

Kërcënimi

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe
guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,
por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na
kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të
mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e
aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi patur me ta, duhet ta
dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat
dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe
mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e
lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i
përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë
sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të
ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira
aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për
këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni
frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e
vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do
të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të
kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!
Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e
situatave.

Ju uroj punë të mbarë!