FLAMURI SHQIPTAR, S’MJAFTON MË I BUKURI, POR EDHE MË I VJETËRI, EDHE MË AUTENTIKU NË BOTË

0
259

Per ata qe duan te dine e te besojne ne vlerat e kombit…
FLAMURI SHQIPTAR, S’MJAFTON MË I BUKURI, POR EDHE MË I VJETËRI, EDHE MË AUTENTIKU NË BOTË
Nga prof.ing av. Sazan GURI
1.Në një postim mbi flamurin me shkabën me dy krena e qendisur në gjoksin e princit Albert edhe jo rastësisht mbi një fustanellë të kuqe të veshur ditën e martesës me mbretëreshë Viktoria, e cila ka jetuar nga vitet 1830 deri në fillim të viteve 1906, që i bie martesa aty nga vitet 1850, u ndeshëm me mendimet nga më të më të ndryshme për këtë flamur nga ajo që nuk kemi lidhje, sepse ai është bizant deri te prania e kësaj embleme me shqipponjën me dy krena te shumë e shumë shtete apo vende nga europa e rusia deri në mongolët e azisë dhe mamlukët e Egjyptit. Nuk kanë faj, ndaj dhe nuk dinë se c’thonë, sepse shkolla konvencioanle me libra të shkruajtur nga të huajt kështu na ka mësuar dhe se vetë shqiptarët e masin kutin e vlerave të tyre me këtë shqipëri e popull të ngelur si mbetje e shtrydhur por që mbart një histori të gjatë, ndaj dhe jemi kondensuar (ngjeshur-ndrydhur) kaq shumë. Që mos të besojmë dot te arsyeja dhe vlera e të parëve.

  1. Na thuhet se u nxorr nga një sirtar i sepeteve në shtëpinë e Vlorave, dhe Ismail Qemali na paskish vajtur pa flamur në ngjarjen për flamurin. Marrëzi?!. Edhe sikur, pse u gjet flamuri me shqiponjën dy krenare, pis e zezë, sic e mbanin shqiptarët e shoqatave kombëtare në Bukuresht, e kudo apo pinjollët e familjes së Bonaparteve që zbritën në Korsikë, si arvanitas të krahinës së Manit të Moresë, që vonë vonë nga 1831 u quajt Gërqi. Po këtë flamur e kishte mbajtur i madhi Skënderbe, veçcse më mes të kokës së dy krenave qendronte një yll gjashtë cepës, i njojtur si ‘Yll i Davidit, dhe shumëkush e lidhe pa u thelluar me simbol të çifutëve. Po të ishte kaq e vërtetë, pse e mbanin si totem në shpatullat e tyre gratë e Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe të Mirëditës, me nëndijen e tyre dhe me porosi të para ardhësve të tyre. Apo rastësi?
  2. Paçka që kamunistët e kthyen në pesëcepës dhe më keq akoma, ky tronglli i gjatë këto kohë moderne të qeverisë pandemike e ka shndërru në të bardhë, si te Drejtoria e Doganave apo nëpër Ambasada, etj., duke mos pyetur as parlamentin. Nejse, bisedë më vete?! Po aq e shmëmtuar ishte edhe veprimi i klasës politike shqiptare pas viteve ’90, së bashku me historianët e politizuar që flakën legenin me gjithë foshnje, pra, hoqën si një lodër fëmijësh simbolin yll, që si në formën me pesë cepa, apo gjashtë cepa, siç e mbante Skënderbeu apo edhe me tetë cepa, siç e mbante Aleksandri i Madh, të gjitha janë figurë/simbole të besimit pellazg, vazhduesit e të cilëve, siç e theksojnë me mijra studiuesë qëmoti janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.
  3. Theksojmë fort se shqiponja dhe ylli simbolizojnë qysh në kohët e lashta dritën, shpirtin, vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi që janë thellësisht të rendit mendor, ku edhe vetë Moisiu porosiste se shqiponja dhe ylli janë veçse sinonime. (Antichita greche, nga padre Gaetano Maria Monforte, 1823, fq 224, marre nga Sellenizmi i F.Demit, fq 161). Pra, jemi në vitin 1444, ku Skënderbeu ynë gjeti këtë flamur me yll, i përcaktuar si i vitit 1443 (s’ka rëndësi për momentin si yll i Davidit). Kujdes! Me yll, si Hititët 1300 vjet para krishtit, me dykrena e me yll edhe te shumerët, prej nga e morrrën hititët – vëllezërit e pellazgëve. Ky vit (1443) na rendit të pestit në botë për mbajtje flamuri në shesh lufte, mbas atij të Skocisë i v.832, mbas Austrisë i v.1230, mbas Latvias, i v.1280 dhe mbas Danimarkës i v.1307. Me këtë informacion pa qendrime shkencore, flamuri i Skënderbeut shkon direkt i pari (në vitin 832), sepse mbretëria skoceze quhesh albany e alban në këtë kohë. Por, le të rrimë te Princi i Shtetit të Epirit, që qysh nga 1204, Mihaili mbret e kishte shpallur Despotat që shtrihej deri në Shkodër, në kufi me shtrirjen e përkohshme të mbretërisë serbe në veri dhe të asaj bullgare në lindje. Ndaj, jo rastësisht, ky hero (Skënderbeu) shpallej Prijs i Epirit, i Albanisë e përreth (Dominicus Custos, botuar më 2 Janar 1600). Dhe këtë flamur Gjergji ynë e trashëgoi nga principatat arbnore, ku të dymbëdhjetë principatat mbanin shqipen dy krenash dhe pak prej tyre e mbanin një krenë. Dhe jo vetëm, Mihaili, Dhespot i Epirit, kur e themeloi despotatin kishte për flamur pikërisht atë lloj shkabe me dy krena që më pas e përcolli në shekuj stërnipi i tyre i madhi Skënderbe. Kësisoj, shqiponja dy krenëshe në flamurin shqiptar të paktën është e vitit 1204, ku shteti epirot e mbante në monedha, në xhubletë, në xhoke, në vatër zjarri, në bastune, në këngë, në vallen e shqipes, e në gurë varesh etj.

Burimi/Facebook