Flamurit Shqiptar i ka hije me u përshndet me topa.

0
32

/ At Gjergj Fishta /
Në vjetin 1913 në 28 Nandor, Vigani Veriut At Gjergj Fishta, doli nëpër rrugë të Shkodrës i dëshpëruem që mas nji motmoti që Shqipnia kishte dalë në vedi, ishte në rrezik me u coptue prap.
Në Shkodër valviteshin flamujt e Austro-Hungarisë, Ingliterrës, Francës, Italisë e Malit Zi nën administrimin e të cilëve ishte Shkodra. Nuk gjinej kund nji flamur shqiptar.
At Gjergj Fishta u kthye në qelën e tij. Prej nji syndyku ku mbante gjanat ma të çmueme, nxorri nji flamur të madh, flamurin e Skënderbeut, flamurin shqiptar.
E thirri Gjeloshin që sherbente në Kishë, i dha flamurin n’dore e ju drejtua: – Merre këtë flamur biri jem e hip e ngjite në maje të kumbanorës e ta valoj era lirshëm në tokën e Arbërit.
Gjeloshi u ngjit në maje të kumbanores e flamuri shqiptar u shpalos t’uj u valvit në flatra t’liris.
Nuk shkon pak kohë e një dërgatë e kolonelit anglez Philips shkon e troket në derë të kishës duke i kërkue At Gjergj Fishtës me ulë flamurin. At Fishta nuk pranon duke ju gjegjë, “Ai flamur po valvitet i lirë n’tokën e vet”. Fishta nuk pranoj me e ulë flamurin.
Detyrohet me shkue vetë koloneli Philips duke ba po të njëjtën gja, duke i kërkue At Fishtës me ulë flamurin se Shkodra nuk është përcaktue ende se kujtë do ti takoj. Fishta nuk pranon duke i thanë se Shkodra ashtë tokë shqiptare.
Atëherë koloneli anglez Philips i drejtohet:

  • Patër, ose ul flamurin ose do të më detyrosh me e gjuejt kumbanoren me topa!
    Fishta me qetësinë dhe vendosmërinë e tij, i përgjegjet:
    Gjueni n’topa, flamurit shqiptar i ka hije me u përshndet me topa në këtë ditë.
    Koloneli Philips iku me bisht ndër shalë
    Në këtë natë Fishta bani një tjetër mrekulli dha urdhën me u lidhë me drita kandilash, minarja e Xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanoren e Kishës së Gjuhadolit. Duke dhanë me kuptue se mbi fe shqiptari ka atdhe.
    Mas kësaj i deshpëruem u mbyll ne qelë e shkroi poezinë 28 nëntuer, aktuale edhe sot.
    28 Nanduer 1913
    Oj Zanë, t’këndojm… t’vajtojm, deshta me thanë;
    Pse sot ditë kangët s’asht për mue e tye.
    Po ç’gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
    Kur, qe; mbas nji motmoti q’iu pëlqye
    Europës shqiptarin zot n’shpi t’vet me lanë
    E kujt pose Hyut, n’këtë jetë mos me i shërbye,
    Shqiptari i ndam’ prap me vedvedi gjindet
    E shk’asht ma zi, prej vedit edhe s’bindet…
    ………………………………………………………………….
    Flamuri kombtar nuk ka ç’ka ban nder ne,
    Po kje se dashtni nuk kem’ për Atdhe!
    E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
    Me gjasë, s’çan krye shqiptari për komb t’vet,
    As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
    As pse Shqipnia n’vedi u ba sot shtet;
    Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
    Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
    Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
    Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
    A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
    Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
    E pse asht mirë fjalën n’zemër t’fryt m’e ndalue,
    Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
    A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
    A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
    E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota…
    E po për ata qi detyrë e nder harrue,
    Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
    M’visar t’Atdheut me t’huej shkojn tue tregue
    Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
    Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
    E Atdheun’ prej t’huejsh me e qitun duen bashtinët,
    Thue edhe për ta ndokuj do t’i vijë çuda,
    Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?…
    Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
    Mori
    M’kamë kryekungujt prej si u vunë,
    Duel padija n’krye të vendit;
    Njerzt e kënuen u poshtnune,
    Metën t’urtit jashtë kuvendit.
    Duel me faqe t’bardhë trathtari,
    Shpirt e fis qi ka kuletën;
    U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
    Qi për fis nep gjan e jetën.
    Shqynis zani atbotë i humi,
    T’huejt mi qafë i a vunë themrën,
    E e mloj skami, terri e gjumi,
    Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
    E Shqyptarët jo veç s’e nisen
    Për kto punë përjashta Momin.
    Por ma fort, medje, e konisen.
    Msue gjithmonë me ndërue llomin…
    E njikshtu, qitash, njaj i cilli
    S’e la mrendë e detit vala,
    S’e la ferri, toka e qilli,
    N’ Shqypni majet porsi njala.

Burimi/Facebook