Florinda dhe Ndrek Gjergji, bashkëshortët e jetës dhe skenës

0
203

Ndrek dhe Florinda Gjergji, virtuozët e njohur të muzikës Shkodrane
Një simbol i interpretimit të këngës qytetare e popullore, me motivin e dashurisë, Ndrek Gjergji interpretoi gjithnjë pranë zonjës së tij, Florindës, në duetet më të njohura për publikun.
“Midis ballit më ke një pikë”, “Marshalla bukurisë sate”, “Jepma mollën”, “Mor bari”, “Kur të jemi bashkë ne të dy”.
Për 50 vite duke dashuruar emocionet e skenës së bashku.
Florinda, mbeti si një ndër figurat më të njohura e më të vjetra shkodrane.
Ajo ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare duke heshtur kështu në të vetmen mënyrë freskinë e zërit të saj.
E konsideruar si “Mrika” e paharruar, sopranoja dhe jo vetëm, artistja e merituar, varfëroi disi muzikën shqiptare në tërësi si dhe atë shkodrane në veçanti, me ikjen e saj.
Deputimin e parë në skenë ajo e provoi në moshën 18-vjeçare, teksa më vonë vijoi të ndiqte karrierën dhe gjurmët e të madhes Marije Kraja.
Ama dhe repertori ecte në të njëjtat gjurmë, me plot këngë të dashura për publikun.
E madhja Florindë e njohu kulmin e saj në majat e skenave shqipatare më shumë se njëherë të vetme.
Të rrëfesh për momentin më të veçantë, bëhet pak e vështirë duke qenë se nuk zgjedh dot midis koncerteve, shfaqjeve operistike, apo atyre simfonike,.
Ose ndoshta duhet të përmend turne të realizuara në botë, jashtë kufijve shqiptarë, ndoshta ato i japin një vulë më te dukshme karrierës së saj.
E papërtueshme për të kënduar, Florinda identifikohet me kompozimin e Prenk Jakovës, “Margjiro”, .
Pëveç zërit, e veçanta e Gjergjit në skenë ishte prezantimi përkrah bashkëshortit Ndrekë.
Duke ndihmuar njëri-tjetrin, një simbiozë perfekte, me këngëtarin e elitave qytetare të Shkodrës.

Burimi/Facebook/Per ty Shkoder