FOLI BABAI I KLODIANIT NDAJ JU TE TJEREVE, JU TAKON TE MBYLLNI GOJEN…!

0
109

Nga Dashamir Uruçi
E lexova perseri deklaraten e shkurter te babait te Klodian RASHES.
Ajo ishte e thjeshte,burrerore,fisnike,deklarate me zemer ne dore.
Askush prej nesh,askush prej politikes,askush prej atyre qindra te rinjve, me minorenet bashke qe po djegin Tiranen, nuk e ka dhimbjen e tij e te familjes se Klodianit.
Per disa dite me rradhe, ai duroi derisa shpertheu sepse po shikonte me dhimbje, se me emnin e djalit te tij, gjithandej, po shkatrroheshin objekte publike, te ndertuara me parate e shqiptarve,po plagoseshin police,po goditeshin te rinj e te reja e po arrestoheshin edhe minorene te cilet as qe e dinin se perse ishin ne proteste.
E te gjitha keto, po ndodhnin pak muaj para zgjedhjeve, tek te cilat nuk dihet a do te futen disa nga lideret e opozites se sotme.
Laku eshte mbledhur shume e per keta politikane te anatemuar, shpetimi shihet tek krizat e renda politike, tek dhuna e shkatrrimi i pasurise,tek prishja e imazhit te Shqiperise….!
Ne nje vend te destabilizuar politikisht,nuk mund te kete te ardhme, nuk mund te jepet drejtesi dhe institucionet e reja, do te asfiksohen qysh ne lindje.
Kjo situate e rende, i shkon per shtat, te gjithe atyre politikanve shqiptare qe u futen ne politike me duar ne xhepa dhe pa punuar kurre ne jeten e tyre, u bene miliarderë.
Kete gje e kuptoi shpejt, babai i KLODIANIT te ndjere, u distancua nga politika dhe e ndaloi publikisht, perdorimin e emrit te birit te vet.
Ne nje fare menyre ra kauza, per te cilen po vazhdon protesta antiqeveritare.
A ka vend per te protestuar ne Shqiperi,sigurisht qe po.
Shume gjera mund te beheshin me mire por opozita dhe te gjithe ne, nuk duhet te harrojme kushtet shume te renda qe u krijuan ne Shqiperi gjate ketyre, dy viteve te fundit:TERMETI DHE PANDEMIA COVID 19.
Protestat sigurisht qe jane te ligjshme (nese mirret leje ne kete kohe me COVID)dhe jane mjete te fuqishme paqsore e demokratike ne duart e qytetarve por ato nuk duhet te jene te dhunshme,ato nuk duhen perdorur per te shkatrruar pronen publike…!
Nje proteste e heshtur qytetare me lule e qirinj ne dore, tek institucionet e qeverise shqiptare, do te bente shume me teper efekt, tek populli e tek nderkombetaret.
Per fat te keq, ne vend te saj u zgjodh dhuna e shkatrrimi i pakuptimte, i pasurise se perbashket.
Duhet thene troç, se nuk eshte e moralshme, qe vdekja e KLODIT TE PAFAJSHEM, te perdoret per ti shtruar rrugen opozites, drejt pushtetit.
Kjo gje ka ndodhur njehere, me vrasjen e Heroit te Demokracise, Azem Hajdari dhe s’mund te ndodhe më.
Pas 30 viteve ne pseudodemokraci, njerezit e dine mire se ku fle lepuri.
Ata do te dine te zgjedhin me kujdes se kujt duhet ti a lene ne dore Shqiperine dhe fatin e femijve te vet.
Kam shume besim se kete rradhe shqiptaret e kane siguruar ndihmen e Shteteve Demokratike te Botes e kthesa e shumepritur eshte tek pragu i deres…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
12 dhjetor 2020.