Frederik Ndoci

0
174

Miq e dashamir!
E di se asht e merzitshme dhe pak e gjat por besojbse kena koh ne karantin dhe asht krejt jeta jeme 55 vjet karrier.
Me 400 kang shqip e te huaja te rregjistrueme
me 278 poezi
me 54 kang te krijueme
me 8 role ne filma.
Me denime e cmime me persekutim e me nderim.. ju perqafoj pak pleqnisht dhe ju uroj gezuar 2021.
Frederik Ndoci u diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova”, për instrumentin Oboe.
Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : akkordeon, pianon mandolin e kitarën, drum e bass si dhe instrumenta folklorik Lahut Çifteli Gajde Sharki Dajre Tarabuk Daulle bilbil etj
Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për dramaturgji dhe kompozicion.
Ka kryer edhe studime per Theology ne Shadow Mountain College San Diego 1996-98.
Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist dhe duete, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale:
1967 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Rrugëve të fshatit” (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit.
1966 – çmimi i tretë në interpretimin e këngës “Si gjeologët” Pjeter Gaci
1971 – çmimi i dytë në interpretimin e këngës “Vëllai aksionist” te Leonard Dedes
1972 – çmimi i parë në interpretimin e këngës “Beni, Mira dhe receli” te Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze).
1973 – çmimi i tret në interpretimin e këngës “Tornitorit” te Nexhmedin Dokos.
Gjate periudhës së shkollës 8 vjeçare Ndoc Mazi dhe ate te mesme qe nga 1967-1978 u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe me pas, të Klubit të Rinisë “Heronjtë e Vigut” duke marre pjese ne shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Pallatit te Sportit disa kang te huaja, si “Palma Kubana” duet me Ikbal Spahia dhe “Caminito” ”Capretua” ne vitet 1971
Ne vitin 1972 Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin “Nga mesi i erresires”, në kinostudion “Shqipëria e re” por për shkak të biografisë politike nuk pranohet.
Gjatë viteve 1973-1977 te shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova”, u aktivizua me orkestrën e Estrades se Shkodrës dhe ne orkestrën Simfonike (Filarmonike) te Shkodrës, duke marre pjese ne te gjithë koncertet e organizuara, si instrumentist oboe.
Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare te qytetareve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane, në veçanti dhe të asaj shqiptare në përgjithësi.
Pas përfundimit të shkollës së mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drurit, pastaj në ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatur në ngritjen e grupit artistik të saj. Me këtë grup fiton flamurin e konkurrimit midis grupeve artistike të ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës.
1978-1984 Student ne Akademin e Arteve per Dramaturgji e ( kompozicion si student i jashtem)
Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit aty u aktivizua me grupin “Na bashkoi Kenga Popullore”, si solist dhe instrumentist, duke debutuar në skenat e gjithë Shqipërisë. Për publikun shqiptar, kanë mbetur të pashlyera.
Në vitet 1978-1982 gjat debutimit me grupin NBKP fiton dy çmime në “Dekadat e Majit”.
Me kete grup, kendoi rreth 70-80 kange me grup dhe dhjetera solo e duet ne Dekadat e majit
1979-Duet me Agim Duro “karajfilat qe m’ka Shkodra”
Ne 1980 Duet me Irma Libohova “Ne fushe”
1981 Duet me Valdet Hoxha “korrrim grurin”
Duet me Irma Libohova “2 Kang Dibrane”
ne 1982 “Kjo Kosova e ka adet”
Kjo kang u Vlersue me urdherin Naim Frasheri e klasit te dyte
Dhe po at vit “Ku po shkon moj bukuroshe”
Ne muajin shtator 1983 denohet penalisht dhe ne dhjetor te 1982 pas denimit mblidhet Kuvendi Popullor dhe i fshin krejt karrieren e Tij artistike qe nga vitet 1967-1982 (ku ende sot asht ne arshiven e denimit)
Mbas tan kesaj karriere dhe këtyre interpretimeve të suksesshme, vjen prà një periudhë e zymtë dhe e dhimbëshme për jetën e aktorit, këngëtarit dhe instrumentistit artistit ton, Frederik Ndoci.
Një letër anonime e akuzonte si “agjent i CIA-s, FBI-s, të KGB-se, të UDB-se, të Vatikanit etj.” dhe si pasojë dënohet nga ligjet e diktaturës në fuqi.
TV shqiptar ndalon çdo transmetim të interpretimeve te tij, filmike e muzikore.
Pas kryerjes së dënimit, rinis punën në Burrel për disa muaj dhe më pas transferohet si aktor në Estradën e Shkodrës, ku menjëherë spikat cilësia e larte e interpretimeve, duke patur vlerësime pozitive edhe nga shtypi i kohës.
1983 nentor Reabilitohet pas punes ne Macukull Burrel dhe transferohet ne Estraden e Shkodres si aktor ku qendron deri ne nentor 1990
Merr diplomen pas denimit ne 1984 si aktor dhe kompozitor. Vazhdonte te ishte i denuar. Nuk mund te shkonte ne Tiran pa leje policie. Ne rregjistrimet per vitin e ri 1983-84 e nxjerrin te shoqeruar me polic deri sa e hipin ne tren.
Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin “Në çdo stinë” të regjisorit Viktor Gjoka (për rolin e kitaristit).
Vitet 1983-1984 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit, edhe pse i denuar çuditerisht ai fiton nje pas nje kinoprovat per aktor ne rrole filmash.
Ai merr pjesë në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” të regjizorit Rikard Ljarja. Filmi roli i luajtur nga Frederiku aktor, fiton çmim dhe vlerësohet nga shtypi dhe publiku i kinemasë.
Denohet perseri, kesaj rradhe nga komunistat dhe kolektivi i estrades, pasi nuk ishin shum te lumtur qe Frederiku te angazhohej edhe me filmin artistik shqiptar. Edhe pse urdherin per shkeputje nga puna e jepte Ministria e Arsim Kultures, komunistat provincial nuk donin tia dinin.Shkëputja për një kohë nga veprimtaria artistike e estradës së Shkodrës, për shkak të filmit i shkaton sërish probleme me “hijen e persekutimit” që e ndjek dhe për këtë arsye dënohet sërish me gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim, ne NISH Tulla Shkoder.
Ndërkohë role të reja në filmat shqiptarë pasurojnë biografinë e tij artistike:
“Kitaristi” në filmin “Në çdo stinë, 1981” të regjisorit Viktor Gjika ;
“Fundi i një gjakmarrjeje, 1983” e regjisorit Rikard Ljarja ;
“Tagrambledhësi”, ne filmin “Dasma e shtyrë” 1984 të regjisorit Mark Topallaj ;
“Mësuesi”, në filmin ” Kur hapen dyert e jetës, 1986″ të regjisorit Rikard Ljarja ;
“Leka”, në filmin ” Flutura në kabinën time” 1988 të regjisorit Vladimir Prifti ;
“Andi Bega” (protagonist) në filmin “Edhe ashtu edhe kështu”1989. Skenaris e regjisor Bujar Kapexhiu. Nuk çuditemi qe pothuajse te gjith filmat ku ka marr pjes artisti yne FN jepen disa dhjetra her ne ekranet e televizionit edhe sot.
Në fundin e viteve ’87 një takim me kantautorin e mirënjohur Ardit Gjebrea (shok i femijeris dhe festivaleve kombtare të pionierit) Takim qe bëhet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV-shqiptare, ndoshta edhe Perestroika dhe karriera e hershme dhe talenti reabilituan dhe e rikthyen artistin tone FN ne skenen e Festivalin e Pranverës 1986, me këngën “Pranvera do lule shumë” të prezantuar nga Rita Ndoci.
Pra në Mars 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në festivalin Kur Vjen Pranvera me këngën “Pranvera Do Lule Shume”.
Kjo kenge shenon kthese te madhe ne muziken shqiptare, pasi njehere e mir realizmi socialist thyhet ne korniz te pergjithshme..
Keng model e cila per her te par u kthye nga bizzz e spektatorit plot 6 her per tu rikenduar ne sken.
Në Dhjetor 1988, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Ne Cdo Zemer Nje Here Troket”.
Ku fiton çmim te dyt edhe pse me paracovid19 me temperaturen 41C u detyru me kendu alive.
Po në Dhjetor 1988, Irma Libohova & Frederik Ndoci marrin pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Jeto Rinine”. Duet.
Kënga fiton vendin e trete.
Në Prill 1989, Frederik Ndoci merr pjesë në festivalin Kur Vjen Pranvera 1989 me këngën “Syte E Tu”.
Keng evergreen e pavdekshme apriory.
Në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci, Manjola Nallbani & Juli Ndoci marrin pjesë në Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Toka E Diellit”, ku fituan Çmimin e Parë.
Po në Dhjetor 1989, Frederik Ndoci merr pjesë në po tek Festivali i 28-të në RTSH me këngën “Kenge Pafund Eshte Rinia”.
Renditet e pesta
Në Prill 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Kur Vjen Pranvera 1990 me këngën “Ne Bijtë E Lirisë”. Vlersohet me çmim te dyte.
Ne maj-qershor turne ne Turqi
Festivali i zerave rinor.
Marrin pjes 47 shtete nga tan bota.
Merr pjes edhe Shqipnia ku artisti FNdoci me emrin e ndryshuem nga frederik ne Firdus Noci (???) perfaqson shqipnin dhe vlersohet me vendin e dyte, turneu ishte 12 dit, por shtyhet ne 40 dit. Sukses ne ter qytetet e Turqis.
Gezohet shqiperia qe artisti nuk kerkoi azil politik ne turqi…
Në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Dite Tjeter”.
Cmimi i gazetaris.
Po në Dhjetor 1990, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Le Te Hapen Dritaret”. Kanga nuk u transmetu ne Televizion pra u transmetuan nga 12 kang vetem 11 sepse salla e ktheu naten ne nje demostrate te vogel… ku u ndezen flake edhe kemisha.
Kenga nga qe ishte cilsore u transmetua naten finale dhe doli e 4 ta.
Kenga nuk u transmetu direkt ne TV sepse kishja floket e gjata pantallona lekure dhe jelek e kollare lekure. Y Pepo drejtor me thot: tham demokraci dhe mendon se erdhi menkeher amerika ketu… je shum liberal.(???) Edhe pse e ndigjuar kanga vetem nje nat. Kish filluar korrupsioni i vlersimeve dhe FShehu autori i kanges se cmimit te par e kisj marr qysh ne qershor vlersimin, me 10000 marka.
Pas 1991 ne muajin shkurt migron ne ex jugosllavi ne nje turne largimi per disa muaj me koncerte dhe nga muaji fund prill hyn ne Itali dhe vendoset ne Bergamo. Aty punon pune te rendomta si ndihmes karpentier.
Rastesia sjell artistin ne sken dhe i vetem ben nje performance rreth 2-3 ore ne nje fest arene, e cila do i hapte rrugen per te vazhdu karrieren si artist.
Ne 1992 i afrohet pune si guitarrist dhe solist ne grupin “Le rose rosse” Piacenza.
Ne 1993 transferohet si kangtar lider ne grupin “Le Pagine d’album” ku ne muajt e par realizon regjistrimin muzik kaset dhe cd me 12 kang revival ”Di tutto di piu”
Ndersa disa muaj me pas ne vitin 1993 realizin regjistrimin e Cd long Disk dhe kasete me 12 kang ku 9 ishin keng te reja dy prej tyre Dove sei Dolçe Maria ishin kompozim i tij. Titulli i diskut “Sono Gitano”
Ne vitin 1995 leviz me grupin Les Bon Bon sukses internacional ne Shqiperi dhe neper europ dhe amerik.
Ne 1996 leviz perfundimisht ne USA San Diego California.
Kishte nje ofert per te regjistru nje cd me kang te reja kryesisht Gospel style.
Titulli i cd dhe kasetes “Frederik Ndoci and Friends”
Ku kenga “From my heart” dhe “God new Birth” jan kompozim të Frederik Ndocit.
Në Dhjetor 1996, Frederik Ndoci rikthehet nga California dhe merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën “Engjejt E Prespes”.
Kjo kang nuk ishte konkuruese por ofert shpirtbamirsie kushtu vajzave maturante dhe profesorit qe mbeten te mbytura ne liqenin Prespes
Po at vit paraqitet me kengen “Kitarrat e Paqes” muzika Aleksander Peçi teksti Xh.Spahiu.
Kanga u klasifiku e katerta..
Ndër projektet e shumta të Frederik Ndocit e gjejm edhe si poet te mirfillte
Me 3 botime
“I lindur dhe plak i divorciar”
“Mozaik nga jeta dhe arti”
“Ku e kur po e lám me u pa”është edhe botimi i një përmbledhje me poezi, me titulin provizor “Zërat e shpirtit”, me rreth 270 gjithsej poezi, të gjitha të shkruara qe nga femijeria e hershme e gjer në emigrimin e gjatë të këngëtarit nëpër botë.
Kjo është hera e parë, që këngëtari Ndoci, del para publikut edhe në një profil tjetër, në atë të poetit.
Në poezitë e tij, ai flet për tematika që shtrihen në fusha dhe prekin probleme të ndryshme, që nga politika, problemet sociale, braktisja, dashuria etj.
Është mendimi dhe reflektimi, që e ka shoqëruar nëpër rrugët e tij në botë, që nga toka e parë e huaj ku emigroi – Spanja – deri tek “Toka e Premtuar e Lirisë- Amerika. Gjithashtu, përshkruan mbresa udhëtimesh në vende të tjera evropiane, ku dha koncerte apo vizitoi mrekullitë e natyrës.
Ne vellimin “Mozaik nga Arti dhe jeta” gjejm edhe 120 aforizma te autorit. Ku cinizmi dhe mprehtesia e qytetaris Shkodrane bie ne sy.
Në Dhjetor 2006, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Balada E Gurit”, në bashkëpunim me Aida Caci Ndoci, ku fitoi Çmimin e Parë. Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, me tekst të poetit Pandi Laço dhe me orkestrim të Ardian Hilës.
Me këtë këngë, FN prezantoi Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest 2007” në Helsinki, Finlandë me titullin e ri Hear my plea, duke u renditur e 17-ta, edhe pse ne mes 42 kengve renditet ne finale e 11-ta, nga votat popullore.
Ne 2006 ne nje spektakel serial
Cest la Vie organizuar nga Klan Tv
10 kang duete me aktoren Ema Andrea.
Po ne ate festival te RTSh 2006 kenga “Ah jet oh jete” tekst e muzik me autor Frederik Ndoci kendoi Hersiana Matmuja dhe fitoi cmimin e pare ne zerat e rinj
I jepet titulli 2007 USA competition “the best american epic song” me kangen e kompozueme prej Frederik Ndoci muzika dhe teksti
“The crying field” (fusha e loteve)
Ne Indipendent Music Awards (IMA) 2007 kenga e kompozueme muzika dhe teksti Frederik Ndoci “Corason de cristal” (zemra e kristalt) shkon ne 5-shen finale ne Latin section se bashku me artistat e medhej si Cristine Aguilera dhe Enrique Iglesias dhe kanga e interpretimi i FN rradhitet e treta.
Kenget
“All the love in the world”
“Canterina”
“Glas heart”
“The crying field”
“Corason de cristal”
“Musica”
Te kompozueme dhe tekst Frederik Ndoci
dhe se bashku me kanget:-
“Piano on a Moon”
“El dichioso soy yo”
“Return to me”
“Senza te”
shkojn ne Grammy Awards 2007 ne cd “Canterina” e nominuar emri i Frederik Ndocit plot 15 her per cmim Grammy ne 2007
Më datë 27 Qershor 2007, Frederik Ndoci publikon videoklipin “Hear My Plea”.
“Skam ma perse” 2010
Teksti Alfred Çapaliku muzika Frederik Ndoci kendoi Niki Mjeda
Keng qe fitoi tre çmime gjithsejt sepse u paraqit ne tre konkurime.
Me vlersim dy cmime te para ne internacional kompetition Mal i Zi dhe ne Serbi
Dhe te dytin ne Shkoder festivali mbarkombtar i femijeve
2010“Ah ky mall”
Fituese e festivalit te kangs popullore qytetare ne tv Klan
Teksti Frederik Ndoci e muzika Leila Agolli
2010 Mer pjes ne kenget qytetare te shekullit, organizuar nga TV Klan ku sjell plot 16 kenge te ripunuara popullore qytetare dhe spikat ne koncertin e tij recital ne shkurt 2011
Në Dhjetor 2011, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me Motrat Rita dhe Juli me këngën “Oh.. Jeta Ime”.
Vet Autor i tekstit.
Muzika Leila Agolli.
2011 tetor
Merr pjes ne konferencen e par botrore te studimeve pellazgjike qe u zhvillu ne Akademin e Shkencave.
Me temen shkencore
Dardani krijues i 13 formave muzikore te modeve Jazz.
Ne 2012 ne spektaklin 100 vjet muzik rregjistron 15 keng te tjera internacional dhe Shqiptare.
Dhjetor 2012 merr pjes si kompozitor ne festivali 51 RTSH me kangen “Pasuri e pasurive” me tekst te poetit te madh Agim Doçi interpretuar nga Maria Stefi Prifti dhe akorduar cmimi i par ne zerat e rinj.
2012 “Mekat me u mplak larg teje”
Teksti Frederik Ndoci
Muzika Klevis Gjergji dhe FNdoci
Cmimi par i festivalit dhe i kritikes
Në Dhjetor 2013, Frederik Ndoci merr pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën “Një Ditë Shprese”.
teksti Agim Doçi
Vet Autor i muzikes. Vlersuar me cmim te karrieres dhe medias dhe renditur e 3-ta
Shtator 2014
Ne koncertin me rastin e ardhjes se Papa Francesco kendoi 6 kange ku dy prej tyre ishin si autor i muzikes dhe teksti Agim Doci “Martiret e Fese” dhe “1 dit shprese”
2016 Marr pjes ne nje film “3 XXX” xhiruar ne Tirane ne 2016
Dhe ne 2018 nje tjeter film Ne New York “albanian gangs”muovi internacional
Më datë 22 Dhjetor 2018, Top Media publikojnë videoklipin “Lule”, në bashkëpunim me Top Channel
. Titujt (qe nuk kan pertu me mi dhan-sipas Frederikut)
2015- Mjeshter i Madh
Tetor
2008-Artist Ambasador i Kombit neper bot.
Prill 2009 Mirnjohje e krenaria e Qytetit Shkoder.
tetor 2012 Ndera e Dukagjinit
qershor 2013
Qytetar Nderi i Tuzit 2008.
2007 mars Ambasador i nderit i Emigracionit shqiptar.
Ne 2019 USA citizen
Ne shtator te 2019 nje turne rreth 100 dit ne Australia me dhjetera Koncerte te ndryshme ne Sydney Melburn Adelaide dhe me realizim te rregjistrimit te dy kengeve
“Margherita” new Arangment
dhe kenga e “Aresyet pse e pijm “
Gjat karantines ka krijuar disa dhjetra kocerte alive ne virtual media dhe disa dhjetera kange te reja por qe akoma nuk jan rregjistru
Ps
Shum pak gjana jan harru

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, pije, tabelë, Filxhan kafe dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, spiller på et musikinstrument, på scenen, ulur, kitarë dhe natë
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, tekst, der siger "FREDERIK NDOCI ALBANIAN PARADE 2012 SATURDAY June 23.2012 LIVE VJENNGASHQIPERIA SHQIPERIA NGA VETEM"
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst, der siger "BAMA MUSIC AWARDS 2016 27-08-2016 HAMBURG GERMANY DESIGN DESIGN BEST ALBANIAN MALE ACt FREDERIK NDOCI"
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, Zmadho
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, spiller på et musikinstrument dhe på scenen
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Kapelë dhe Zmadho, tekst, der siger "PHOTO BY DRITAN HAXHIA"
Ingen tilgængelig billedbeskrivelse.


Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, Zmadho
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëFrederik Ndoci, folk, der danser, folk, der spiller på musikinstrumenter, njerëz në skenë dhe njerëz që qëndrojnë
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, mjekër, syze dielli, Kapelë dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëFrederik Ndoci, njerëz që qëndrojnë dhe natë
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëFrederik Ndoci, njerëz në skenë
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci
Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, Zmadho

Burimi/Facebook/Frederik Ndoci