Frederik Ndoci – Jena rrit pergjat monizmit keshtu qe kena kriju disa tabu per gjithshka.

0
103

Nje shkrim personal para 16 vjetsh!
Ose rrefim personal i nje pjese shum te randsishme te personalitetit qe me ka fal Zoti!
Jena rrit pergjat monizmit keshtu qe kena kriju disa tabu per gjithshka.
Nuk kena edhe aq shum faj, nga qe kangtaret dikur, kan dal e kan interpretu njat kang qe i asht dhane dhe nuk i ka degjuar njeri te flasin, sepse fliste xhaxhi dulla, ose brigadieri!
Por edhe kur kan fol, e kena pa se sa kapacitet e bagazh kan poseduar ne pergjithsi!
Shum prej tyre sapo dilnin ne skene, gjaja e par qe e keni ndigju tuj than ishte :- “pershendetje publikut tim shqiptar i mrekullueshem qe gjithmon nuk i kursen duartrokitjet, ose me munguan per shum kohe duartrokitjet tuaja ose na u shkurtue jeta kur nuk ndjej popullin e ketyre sallave qe me duartroket”- dhe salla buuuuu!
Ishin dhe ka edhe sot artista jan ba shum mbi 10 mije nga tana trevat, tana stilet me fakultete e shum analfabet e me 6 vjeçare qe e aplikojne ate stil, qe personalisht mu si individ kurr sme ka pelqy, Disa qe u ka mbet ne mend fabula dhelpra dhe rrushte te etiketojn asht mendjemadh… deri sa jeta te ban me u ul ne nji tryez dhe ata e marrin vesh se thjeshtesia asht kopertin e karakterit njerzor qe kam.
Pra keshtu mu me duket se ndryshon puna pak me Frederik Ndocin se nuk jam ose nuk mund te jem si deshironi ju me kene.
Nuk jam si te tjer sepse ndoshta nuk u linda per me ken artist, por qe u linda ne koh diktaturash dhe biografia nuk me la te zgjidhja dege te tjera si filozofi apo juridik, sepse sigurimi do ti hynte me thelle studimit te preardhjes far e fisnore dhe do te perfundoja nga diktatura si te gjith viktimat e te prekurit para e pas meje!
Fitova nje kinoprove ne vitet 1973 per filmin “nga mesi i erresires”, dhe iu desh sigurimsave vetem pak studim i biografise time dhe me njoftuan se “na kan urdheruar nga lart se ka diçka qe nuk shkon ne biografi” – per fat jeton as/regjisori i filmit Spartak Pecani, ku nuk me len me rrejt per kete te vertete.
Ja pea pse vendosa te lexoj shum e shum, qe te dija se si mbijetohet kur lind nder diktatura.
Prandaj sot ndoshta vazhdoj te jem cilesor dhe up date.
Ka shum prej njerezve qe e perdorin si shpate skeptike kunder meje, dhe thone “je artist qe ke kendu edhe ne diktatur”.
Vertet isha pjes e asaj kohe, por mjeshterisht isha vetem cilesi e asaj kohe, por jo qe i thura lavde rregjimit ose diktatorit. Me gjeni nje varg teksti te poeteve ne kenget e mia, dhe ua fal mllefin dhe pranoj ofendimin tuaj. Kanget e mia ishin
Pranvera me nji lule s’vjen!
Ne cdo zemer (dashuris)
Jeto rinin
Syt e tu.
Toke e diellit
Qyteti i endrrave
Sa here ne rrug na kalon bukuria
Liberta
Vala dhe shkembi
Kohe tjeter
Hap dritaret europ
Mos me pyesni perse kendoj
Lules(filmi)
Nje dashuri ne jet(filmi)
Kur dashuria me flet ..
Etj para viteve 1991. Ndoshta shum kolege te asaj kohe mburren akoma sot me kenge qe ne tekstet e tyre fillonte dhe mbaronte duke i thur lavde ppsh dhe diktatorit apo jetes se lumtur ne atdhe. Ndoshta populli dhe simpatizantet e tyre, nuk ma harrojn kete hile qe bera asokohe. Ku dhe isha mjeshter i cmimeve te dyta sepse cmimi i par i kushtohej, dihet se kujt!
Kjo pjese nuk tingllon mir akoma sot prandaj mediat kurr nuk bejn pyetje qofte edhe shkarazi te kesaj dukurie jo te rastesishme, por pjes e personalitetit te formimit personal.
Sot fansat e mi qe jan tre kater breza (qe nga mosha 10-99)” vjeç) dhe ne pergjithsi njerezit thjesht vlersojn artin cilsor sepse ndoshta natyra ma dha diçka ndryshe + dhe shume cilesi te tjera qe ndihmojne qe te jem ndryshe ose diferent me kolege.
Shpesh flas dhe shkruaj sepse nuk sit nuk kam asoak aresye te druhem, por edhe nuk kisha pse te kem frike edhe atehere sepse nuk flisja hapur me gjithkend, se kisha perfundu kontigjent listash nder burgje ose i bindur se partia do donte nje artist pa fjal artistin, si psh Redon Makashi, sepse nga qe fliste me pak se te gjith shoket e vet, atehere gjith veteranet qe e duanin dhe rolin e babait te tij Fitimit ne filmin “prita” di te ndjenin dashuri edhe per te birin qe nuk i kendonte ma filmit prita, por pas viteve 1990, ose ne valen e perestroikes!
Artiste cilsore si Nevruz Yzeiri e Pellumb Elmazi Zija Saraçi, vinin nga larg por qe mua dhe ata na kur debutonim ne skena ne Tirane na trajtonin si Provincial!
Ose artiste si Kozma Dushi, qe filloi karrieren qe ne fund vitet 70 qe ne tre fjal qe flet, i bajn barsoleta ma von!
Ose si shum artista te tjer, edhe te pa afte, per ate qe pretendojne se jan, qe din me lidh kollare por qe si lidhet as kanga as dija qe kan me audiencen e gjere, mbar popullore shqiptarore apo botnore.
Mjer ai artist qe mendon se duhet me i pelqye pa perjashtim te gjitheve, sa esht gjall.
Pas vdekjes shqiptaret i terheqin shpejt perçmimet dhe fjalet ofenduese dhe rrjeshtohen nje me fansat e tu.
Ne te gjith boten artisti vlersohet per gjanat e tjera suplement qe ka, dhe kur i ndigjon artistat botnore si psh. Celentanon qe fshikullon tash me se 40 vjet qeverite partime me militantat e vet, derisa e gjobisin me miliona €.
Qe ta dini kuj nuk i pelqej,dhe ka aresyet e veta objektive, asht i lumtur jo vec me ofendu ose gegnisht “me sha” (se di me sha edhe un, mbar e mbrapsht)
Por ne se arsyetojn thjesht shkurt, munden edhe mos me ia hell syte murit personal, ne facebook.
Ta mendojne se muret tona te mediave nuk pasqyrojne andrrat planet e antishqiptareve, por andrrat e mia, ku mos me thane tan shqipria ne pergjithesi i vlersojne.
Kur hyjn ne murin e fb te gjithkuj keto “skuadra pushkatimi”, (qe i quaj une), njerez me pseudonime ose me emra te rregullt por qe nuk asht emri i vet, e kupton edhe ma injoranti se cilet jan, dhe nga kush paguhen e nga kush jan futur…
Ata para paguhen dhe vazhdojne punen keq mire si gjithmone, se shqiptari e gjen nji burim me marr pare ne kurriz te ndergjegjes, por qe ma von i kushton atdheut dhe kombit ma shum.
Por ky grup shqiptaresh asht shum i vogel, por qe i bashkangjitet nje grupi shum te madh antishqiptaresh qe veprojne me shekuj kunder gjakut te paster.
Se pari un jam njeri,
Se dyti nuk me ka ndalu kush me lexu!
Nuk me ka ndalu kush me i msu dhe me i fole ca gjuhe te huaja!
Nuk me ka ndalu kush me i mbajt mend e mos me i harru leht gjith ata qe lexoj!
se njimbedhjeti -un kam studiu per Aktor dramaturgji dhe kompozim dhe nuk kam mbaru shkolle per kangtar!
Se njezet e shtati pse doni me ken tutelar?
Harrojeni prejardhjen qe te mos baheni edhe ju si para 1990-es!
brigadier
sekretar partie
polic
i plotfuqishmi i lagjes
fuks
spiu
proletar
Drejtor
Kryetar kooprative
Nepunse ministrie
Gru blloku apo dhenderr blloku
Ish ambasador
Komandant burgu
Prokuror
Hetues
e dallueme ne kandin e emulacionit
Ky asht i yni
Pse doni me kallxu si ju pelqen Bleona Q. me dal e veshur ne skene?
Pse doni me kushtezu se si ju duhet Rriku me fol?
A si duhet rriku me mendu?
Kur dal me kendu e baj punen, per shum njerez me shije te holla dhe te kulturume, me vlersojne.
kur me asht dhane nje rol ne teater apo ne film,me kan lavderu e vleresu.
E kur me kan dhan te drejten me fol me kan vlersu, dhe me kan than se mendon dhe se je ndryshe nga te gjith tjeret!
E kur me kan besu humor, besoj si qytetar shkodran, se kam dijte me e ba!
E kur me ka ardh momenti me shkru muzike me kan dhan me dhjetera cmime!
E kur kam shkru vjersha e poezi kam prekur ndonje me vargje dhe me kan vlersu shum pozitivisht!
E kur kam ba ndonje pikture me kan vlersu dhe i mbajne njerzit akoma ne muret e sallonet e tyre.
E kur kam shkru ndonji kang e kan pas te veshtir drejtuesit e festivaleve dhe zhuria me e varros ose me e shvlersu.
E kur kam kritiku politikat me kan than ne pergjithsi (njerez jo militant) qe jam objektiv!
E kur kam perkrah ndonje inisiative per te miren e kombit me kan than bravo e te lumte!
Kur i jam gjinde afer atyre qe jan ne nevoje jan emocionu jo vetem te afermit por opinioni edhe ma i gjere.
E kur kam fol per fakte historike nuk me ka ra nje fjal ne toke!
Pra kur vendos esse e gjana kureshtare ne mur tim, qe na shqetesojne si komb dhe jo si fe, sepse jane edhe te feve te tjera qe i shkruajne dhe solidarizohen nga qe e kuptojn pak ma shpejt se ju qellimin e shkrimit.
E ne se shkrimi ju tingllon si anti fetar i fes qe i perkisni, lexoje edhe nje her, para se me dhan pergjigje skeptike ose me u pershpejtu ne ate qe nuk e ke ne shpirt por qe vetem paguhesh me e than pa u thellu.
Perderisa personalitete qe vijne nga fe te ndryshme nga e imja solidarizohen dhe jan dakort me cfar une marr nga interrneti dhe i vendos ne murin tem, cfar te shtyn ty me ken ma i zgjuar ose ma luftetar?
Asht e vertet qe me interreson dhe do kisha shum deshir me ken e shkrueme dhe e mendueme prej meje, por shum nuk jan te shkruara nga un.
E dim qe, gjithkush ka te drejte me kundershtu, por kundershtimi asht bindes kur jep fakte, ndodh kur faktet jan shkru edhe gabim ose me tendence ose prej keq dis informacionit.
Por qe ditari i G.Washingtonit ne shtepin muze te T. Rusveld ne Yorktownsheep, ne north New York, eshte i sakte dhe e kam lexu me syte e mi….2005 pas 16 vjetsh qe ma kan than qe asht gjet ditari i tij ku flet per prejardhjen e tij, ku ne almanak e ne wikipedia shkruhet ndryshe.
Ashtu si shkruhet ndryshe historia e gabueme per greqin dhe Trojen. Lufta mes trevave tona, mes jugut te pellazgeve qe u pushtuen nga north afrikanet kur mori fund dinastia e fundit e faraoneve, dhe sot arvanitia quhet greqi..
Jugu u tjetersue per me pak se 4-5 shekuj, para epokes se re ose para Krishtit dhe koke bjondet u ban ma brune, dhe e quejten vedin Yllijon ose Elijon dhe marshuan drejt Rozafas kunder trojanve.
Kjo asht hostoria e vertet!
Kush e mendon ndrysh asht historia e gabueme e kjo histori e gabueme tash qindra vjet e shkrueme kundra te vertetes se pa mohueshme dhe qe me qellim pellazgjine – ilirine – shqiperin, e kan lan ne hije, tash 2600 vjet sidomos armiqt e rrenjeve shqiptare qysh nga Greqia e ma vone Vatikani dhe se fundi Turqia…sot injoranca dhe antishqiptaria…

Imazhi mund të përmbajë: Frederik Ndoci, tekst, der siger "FREDERIK NDOCI ALBANIAN PARADE 2012 SATURDAY Juna 23.2012 LIVE ERA SHQIPERIA NGA VETEM"
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst, der siger "BAMA MUSIC AWARDS 2016 27-08-2016 HAMBURG GERMANY DESIGN DESIGN BEST ALBANIAN MALE Act FREDERIK NDOCI"
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëFrederik Ndoci, folk, der spiller på musikinstrumenter dhe njerëz në skenë
Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, duke përfshirëFrederik Ndoci

Burimi/Facebook/Frederik Ndoci