Analisti i njohur Frrok Çupi ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në Shqipëri. Ai tregon se do të ketë ndryshime drastike në politikën shqiptare dhe opozita po e ndjen këtë tension.
Sipas tij drejtësia e re do të shenjojë një fillim të ri në Shqipëri.
“Ju e shikoni sa keq është tensionuar opozita që përmban të keqen më të madhe të Shqipërisë. Janë egërsuar aq shumë se po ndodh kapërcimi i ylberit.
Ne jemi në momentin e vlerave, e rendit. Ne tani përveçse në kuadrin e rendit botëror. Kemi krijuar një rend të vogël kombëtar. Rendi ynë kombëtar është ky: Luftë kundër korrupsionit dhe tërheqja e parave të vjedhura. Luftë kundër krimit dhe zbulimi i të gjitha krimeve të ndodhura në këto 30 vjet dhe e treta, zhvillimi i një shoqërie urbane që në momentet e caktuara do të plotësojë qëllimet e shtetit. Ne i kemi akoma kolonat e shtetit pa plotësuar“, u shpreh Frrok Çupi.
Burimi/pamfleti.net