Frrok Çupi: Pse na qëlloi Enver Hoxha? Pse na qëlloi Sali Berisha?

0
61

Gazetari Frrok Çupi numëroi disa arsye të cilat diferencojnë politikën mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Çupi tha në ndryshim nga Shqipëria e 30 viteve që ka vetëm një kryetar në krye të partive kryesore, në Kosovë LDK deri më tani ka ndërruar 4 kryetarë. Po ashtu sipas tij Kosova e ka pasur shumë të hershëm kontaktin me perëndimin dhe kjo e ka bërë shoqërinë demokratike.

“Për këtë gjë e kam vrarë mendjen vërtetë. Shikoj vetëm LDK-në që kishte themelues një kolos të mendimit, Rugovën. Ky është kryetari i katërt. Ne kemi një të vetëm për vite. Mund të ketë shumë arsye. Unë e njoh deri diku çfarë ndodh në Kosovë, ndodhin shumë gjëra qytetare, ka kualitete të tjera. Për mendimin tim ata gabuan në kohën kur zgjodhën Kurtin dhe mendoj se po e korrigjojnë vetë. Ata zbatojnë paradigmën e demokracisë që i vetmi që gabon është populli, kjo për shkak se e kanë pasur shumë të herëshëm kontaktin me perëndimin. Kanë jetuar nën Jugosllavinë që ishte shumë më i ndritur se ai i Enver Hoxhës. Pse na qëlloi Enver Hoxha ne? Pse na qëlloi Sali Berisha? Madje edhe kur na kanë qëlluar të mirë janë bërë si Berisha”, tha Çupi për MCN Tv.

Burimi/elokuent.tv/